Friday 9 January 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Parashikimi i motit për të premten, 09 janar 2026

Gjilan: Sot mbahet seancë e jashtëzakonshme për miratimin e buxhetit

Dr. Kamberi: Shërbimi shtëpiak ofroi mijra shërbime cilësore dhe në kohë për pacientët në nevojë

Pensionohet Bajram Hajrullahu, sekretar i shkollës “Mulla Idris Gjilani” në Velekincë

Deri në një orë e gjysmë pritje për të dalë nga Kosova, kjo është gjendja

“Lutuni për Kosovën”, Granit Xhaka reagon pas vërshimeve në shtetin tonë

Pensionohet profesori Musa Ajeti pas një karriere të gjatë dhe të suksesshme akademike

Bekim Azizi ri-zgjidhet kryesues i Kuvendit Komunal të Vitisë

Pensionohet Prof. Dr. Merxhan Avdyli pas një karriere të gjatë e të lavdishme

Cak i aksionit të Prokurorisë dhe Policisë mbi 40 persona, dëmi mbi 1 milion euro

 Ndahet nga jeta mbretëresha e valles shqiptare, Liljana Cingu
Arte tjera Kulturë Lajme Muzikë Teatër

Ndahet nga jeta mbretëresha e valles shqiptare, Liljana Cingu

5 February 2024 0 Comment 4 min read

AA

Ndahet nga jeta në moshën 70-vjeçare valltarja e njohur e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore, Liljana Cingu.

Lajmi është konfirmuar nga mjeshtri i valleve në Ansamblin e TKOB dhe njëherazi miku i vallëtares, Genc Kastrati.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Kastrati u ka shprehur ngushëllime familjarëve të Cingut, teksa shkruan se artistja ishte shembulli më i mirë i artit dhe bukurisë shpirtërore që mund të sjellë një artist.

“Me zemrën e mbushur me trishtim dhe respekt, e shkruaj këtë status për të shprehur ndjenjat e mia për humbjen e një figure të shquar të artit dhe kulturës shqiptare, “Mjeshteren e Madhe”, “Nderin e Kombit”, znj. Lili Cingu. Ajo ishte shembulli më i mirë i artit dhe bukurisë shpirtërore që mund të sjellë një artist. Përmes performancave të saj me Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore, ajo jo vetëm që magjepsi audiencën, por edhe u mësoi brezave të ardhshëm rëndësinë e trashëgimisë kulturore. Performancat e saj do të mbeten në kujtimet tona si momente të paharruara dhe si një dëshmi e qartë e dashurisë së saj ndaj artit.

Ndërsa përballemi me humbjen e saj, le të kujtojmë dhe të çmojmë kujtimet dhe mësimet që na la “Mbretëresha e valles Shqiptare” Lili Cingu. Ajo do të vazhdojë të jetojë në zemrat dhe mendjet tona përmes artit të saj dhe pasionit të papërsëritshëm që shprehu në çdo hap të jetës së saj.

Me respektin më të thellë dhe ngushëllimet më të sinqerta, familjes dhe miqëve të saj”- shkruan Kastrati.

Artistja e mirënjohur ishte një nga valltaret shqiptare më të mira shqiptare, e nderuar me disa tituj për karrierën e saj artistike, si “Nderi i Kombit” dhe “Mjeshtër i madh”.

“Lili”, sikurse e thërrisnin të njohurit Liljana Cingun, ishte një nga valltaret shqiptare që krijoi një personalitet tipik të sajin jo vetëm në skenë, por edhe jashtë saj. Vitet e saj, të fshehura me hijeshi pas veshjeve elegante, tregojnë për një femër që i mbijetoi kohës falë pasionit për vallet e bukura shqiptare.

 “Unë në çdo valle jam ndjerë e mirë, por duke e ditur që im atë është nga Gjakova, e ndjej për detyrë dhe si amanet të tim ati, që vallen kosovare ta kërcej dhe ta sjell sikurse ajo është, shumë e bukur”- do të shprehej Cingu, ndërsa fliste për pasionin e saj për vallet dhe folklorin duke e konsideruar pasurinë e kombit.

Share This:

Tags: Liljana Cingu
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Parashikimi i motit për të premten, 09

9 January 2026
Lajme

Gjilan: Sot mbahet seancë e jashtëzakonshme për

9 January 2026
Lajme

Dr. Kamberi: Shërbimi shtëpiak ofroi mijra shërbime

9 January 2026
Arte Pamore

Leonita Shala Fazliu – Zëri i ri

8 January 2026
TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.