Thursday 7 May 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Shkruan: Silvana Begaj – Stokholm – “Vetes sime!”

Lajm historik për Luginën: Bujanoci fiton endokrinologun e parë – Dr. Veton Salihi i jep

Lajm i hidhur: Shuhet legjenda e gazetarisë sportive, Sami Ademi

Universiteti Publik “Kadri Zeka” nderon Daniel Müller me titullin “Doctor Honoris Causa”

Në UKZ u mbajt vizita e ekipit të Ekspertëve për riakreditimin e programit master “E

Nesër në Teatrin e Gjilanit rikthehet komedia “Gënjeshtra”– njofton TV Gjilani

Gjilan: Nis organizimi i “Garave Komunale të Ndihmës së Parë”

Drejtori Huruglica, takohet në Bursa me përfaqësues të bizneseve

Natë vendimtare në Mynih: Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain përballen për finalen e madhe

Arsenali e pren biletën për Budapest, finalisti i parë i Champions sivjet

 NATO përfundon stërvitjet historike ajrore në Evropë
Lajme

NATO përfundon stërvitjet historike ajrore në Evropë

24 June 2023 0 Comment 4 min read

AA

Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior (KFOR) i përfundoi më 23 qershor stërvitjet më të mëdha ndonjëherë të dislokimit të forcave ajrore në Evropë, në atë që po cilësohet si një shfaqje e fuqisë kundër kërcënimeve të mundshme, si nga Rusia.

Manovrat “Air Defender 23”, të udhëhequra nga Gjermania, mblodhën rreth 250 avionë ushtarakë nga 25 vende të NATO-s, si dhe aleate të tjera, përfshirë Japoninë dhe Suedinë. Kjo e fundit tashmë ka kërkuar anëtarësimin në aleancën ushtarake.

Rreth 10.000 pjesëtarë të shërbimit ushtarak morën pjesë në stërvitjet që synonin të rrisin ndërveprimin dhe gatishmërinë për t’u mbrojtur nga dronët dhe raketat lundruese në rast të një sulmi brenda territorit të NATO-s.

“Ne donim të tregonim se këto 25 kombe të ndryshme mund të veprojnë së bashku që nga dita e parë dhe ne ia dolëm”, tha kreu i forcave ajrore gjermane, Ingo Gerhartz, në transmetuesin NTV.

Stërvitja ishte një “sukses i plotë” në nivelet taktike dhe organizative, tha Gerhartz nga baza ajrore Jagel në Gjermaninë veriore. Nga 2.000 fluturime të planifikuara, rreth 1.800 u ekzekutuan, tha Gerhartz, i cili e quajti këtë shkallë “rekorde” të ekzekutimit për këtë lloj ushtrimi.

“Air Defender” u konceptua në vitin 2018 pjesërisht në përgjigje ndaj aneksimit rus të Krimesë nga Ukraina katër vjet më parë, megjithëse Gerhartz më parë kishte këmbëngulur se këto stërvitje nuk “kishin askënd në shënjestër”. Në anë tjetër, ambasadorja e SHBA-së në Gjermani, Amy Gutmann, tha se stërvitja do të tregonte “përtej çdo dyshimi shkathtësinë dhe shpejtësinë e forcës sonë aleate” dhe kishte për qëllim të dërgonte një mesazh për disa vende, përfshirë Rusinë.

“Do të isha shumë e befasuar nëse ndonjë lider botëror nuk do ta merrte parasysh atë që tregon kjo për sa i përket frymës së kësaj aleance, që do të thotë forcën e kësaj aleance, dhe kjo përfshin zotin Putin”, u tha ajo gazetarëve, duke iu referuar presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

Lufta e Rusisë kundër Ukrainës ka intensifikuar aktivitetet e aleancës ushtarake perëndimore, të krijuar pothuajse 75 vjet më parë për t’u përballur me Bashkimin Sovjetik. Finlanda dhe Suedia, të cilat për një kohë të gjatë mbajtën një qëndrim zyrtar neutraliteti për të shmangur ndonjë konflikt me Moskën, kanë kërkuar anëtarësim në NATO pas pushtimit të Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Finlanda u anëtarësua në prill, por kërkesa e Suedisë është shtyrë kryesisht për shkak të kundërshtimeve turke./REL

Share This:

Tags: NATO
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Shkruan: Silvana Begaj – Stokholm – “Vetes

6 May 2026
Lajme

Lajm historik për Luginën: Bujanoci fiton endokrinologun

6 May 2026
Lajme

Lajm i hidhur: Shuhet legjenda e gazetarisë

6 May 2026
Futboll

Ramadan Ahmeti – një histori e artë

6 May 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Tre kongresistë amerikanë paraqesin rezolutë që mbështet

30 April 2026

30 prill 2026| 21:10 – Kongresmeni Keith Self së bashku me Kongresmenin Ritchie Torres

Lajme

FSK realizon kursin “Medik Luftarak”

10 December 2025

Në  Qendrën e Trajnimeve të Regjimentit të Mjekësisë të  Komandës së Logjistikës u realizua 

Lajme

Admirali më i lartë i NATO-s: Po

1 December 2025

NATO po shqyrton marrjen e një qasjeje më “agresive” si përgjigje ndaj sulmeve kibernetike,

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.