
Muharrem Sahiti mbushi të 60-at, FFK i dëshiron pa fund të mira!
Ish futbollisti i mirënjohur Muharrem Sahiti, ka mbushur plot 60-vjet, shkruan TV Gjilani.

Me rastin r ditëlindjes Sahiti ka marrë shumë irime te veçanta, porse njëra nga to ishte më e veçantë, mbase speciale!
Atë e ka uruar faqja zyrtare e FFK-së, duke i vlerësuar karrierën profesionale dhe kontributin e tij ndër vite, si në fushën e blertë ashtu edhe jashtë saj, veçmas si pjesë e stafit të Federatës së Futbollit të Kosovës.
“Urime ditëlindjen e 6️⃣0️⃣-të Muharrem Sahiti. Të dëshirojmë të mira pa fund!”, thuhet veç tjerash në mesazhin e urimit.
