![Moti sot: Vranët dhe në disa vende me reshje shiu](https://tvgjilani.com/wp-content/uploads/2024/05/moti-2-600x360-1.jpg)
Moti sot: Vranët dhe në disa vende me reshje shiu
Moti sot në Kosovë do të jetë kryesisht i vranët, kur sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në disa vende do të ketë edhe reshje shiu.
![](https://tvgjilani.com/wp-content/uploads/2024/04/vali-ranch-2.jpg)
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 9 deri në 12 gradë Celsius, ndërsa ato maksimalet nga 20 deri në 25 gradë Celsius.
“Mot i vranët dhe vende-vende me riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-25 gradë Celsius”, thuhet në njoftimi e IHMK-së.
Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i juglindjes.
![](https://tvgjilani.com/wp-content/uploads/2023/11/libertas2.jpg)