MKRS: “Selia e LDK-së në Gjilan në listë të aseteve për mbrojtje të përhershme!” – Haziri: “… Ky objekt i është dhënë LDK-së 23 vite më parë…”
Ministria për Kulturë, Rini e Sport, në fillim të këtij muaji, pra muajit gusht 2023, ka listuar një numër të konsiderueshëm objektesh në nivel vendi në listën e aseteve të trashëgimisë kulturore për mbrojtje të përhershme.
Në mesin e tyre, gjithësej trembëdhjetë asete, pesë gjenden në Komunën e Gjilanit, dhe atë, si: Shtëpia e Zekirja Abdullahut; Kisha e Shën Anës; Objekti i Kajmekamllëllkut; Objekti i ish Depos Ushtarake Turke dhe Shtëpia e Haxhi Ahmetit.
MKRS-së ka thënë se ky vendim është marrë “në kuadër të përkushtimit të vazhdueshëm për mbrojtjen, ruajtjen dhe funksionalizimin e aseteve të trashëgimisë”.
Njëri nga këto pesë objekte, është selia e LDK-së, e cila madje në paraqitjen grafike të aseteve nga MKRS-së, është prezantuar nga pjesa e prapme. PAdyshim se kjo ironikisht nënkuptohet si rrjedhojë e mbishkrimit që paraqet selinë e degës së LDK-së në atë objekt.
TV Gjilani është interesuar për të mësuar më shumë lidhur me fatin e atij objekti, si rrjedhojë e kahershme e zërave të shumtë që herë-herë janë kritik, për siç thuhet, “Uzurpim” nga LDK të pronës publike.
Shih për këtë ka zhvilluar një bisedë me vet kreun e degës së LDK-së, z. Lutfi Haziri, i cili veç tjerash ka thënë se ai objekt i përketë LDK-së, pasi i është dhënë në shfrytëzim tash e 23 vite.
Në vazhdim sjellim pjesë integrale të bisedës me z. haziri, përkitazi me vendimin e MKRS-së dhe fatin e së ardhmes së selisë së LDK-së në Gjilan. Në vijim keni bisedën e plotë, në formë të shkruar, ndonëse ishte regjistruar për t’u transmetuar në formatin HD – Video. Mirëpo, për arsye të kualitetit jo sa duhet cilësorë të video/fotografisë, ua sjellim në formë të shkruar, të plotë!
TV Gjilani: E kemi një vendim të MKRS-së për futjen e disa institucioneve, pesë sosh edhe në komunën e Gjilanit, në kuadër të asaj që quhet “Trashëgimi Kulturore.” Një prej tyre është ky objekt ku jemi, d.m.th., selia e LDK-së. Çka do të ndodhë nëse Ministria dhe organet kompetente insistojnë që t’i marrin në mbrojtje të përhershme dhe të kërkojnë nga ju që t’i lironi, që vet ata të kujdesen?
Lutfi Haziri: “Tash e 18 vite ky objket është në listën e institucioneve të mbrojtjes. Por tash është detyrë zyrtare që çdo vit, çdo tri vjetë dhe ç’do 5 vjetë, Ministria e Kulturës të konfirmon listën sepse shumicën e rasteve largon objekte dhe më pa inkuadron objekte (në listë).”
“Vetëm është konfirmuar tash e 18 vjet. Ky objekt është i njohur dhe i është dhënë LDK-së, në shfrytëzim tash e 23 vjet. Edhe PDK-ja e ka të njejtin objekt që e ka me vendim. Këto janë institucione që ne objektet i ruajmë. Objekti ka qenë në gjendje shumë më të keçe, sipas detyrës, jashtë dhe brenda nuk mund të ndryshoj, ka pasur ndërhyrje në objekt nga Ministria e Kulturës, si rregullimi i tavanit, i dritareve dhe pjesëve tjera.”
“Pjesën tjetër ne e shfrytëzojmë dhe e mirëmbajmë në të njejtën kohë. Kjo është çështje e mbyllur tash e 18 vjet, nuk është që ka të bëjë me sot. Tendencat tjera janë politike dhe nuk mund të kalojnë. Nuk mund të kalojnë në asnjë mënyrë sepse rishikimi i listave të objekteve, mua do të më vinte keç, por, po të ishte hjek prej listës së mbrojtur atëherë kish mujt me ndodhë edhe ndryshim. Me vet faktin që është konfirmuar që është objekt i mbrojtur, na konfirmon edhe neve si shfrytëzues të lokaleve të objekteve. Do të thotë ne jemi gëzuar sepse na ka konfirmuar e njejta procedurë ligjore.”
Kreu i LDK-së më pas ka folur për objektet tjera të kulturës që kanë hyrë në listën e njejtë të MKRS-së, në mbrojtje si asete të trashëgimisë kulturore, ndërkohë që ka bërë përgjegjëse qeverisjen aktuale të Komunës së Gjilanit, për objektet e të ashtuquajturës “Lagjia e lumtur”, të cilat nuk kanë ende destinim adekuat.
Haziri: “Është tash edhe zyra e Muzeut të Qytetit, edhe shkolla e Muzikës, por çka ka në plan komuna me bo me 9 objekte në “Lagjen e lumtur”, që ne i kemi ndërtuar me Qeverinë e Kuvajtit? – Nëntë objekte që kanë fillu me u degradu, është largu roja nga aty dhe ne po dëgjojmë që kryetari i komunës ka dalur me “fener” nëpër qytet e po lypë shfrytëzues! Ato objekte janë të destinuara për komunitetin e qytetarëve të komunës së Gjilanit me nevoja të veçanta, sepse aty ka shkollë, ka çerdhe, ka kuzhinë, ka bujtinë, ka qëndrim ditor, ka shkolla profesionale, ku 24 orë në shtatë ditë mund të punohet, jetohet dhe të vet financohet. Kisha lutur komunën: bartja BORD-it, sepse BORD-i është i emëruar. Kryetare e BORD-it është znj. Nazife Jonuzi, e cila udhëheq Shtëpinë e Mbrojtur “Liria”. Ajo mund t’i thërret edhe katër anëtarë të BORD-it dhe të ulen bashkërisht e të fillojnë ta funksionalizojnë atë lagje. Të gjitha shoqatat që trajtojnë probleme të tilla, të gjitha grupet dhe të gjitha institucionet munden me hy në atë objekt. Mos e humbni besimin e investitorëve sepse ështe besimi i madh dhe investitori është nga jashtë, është partner i Gjilanit. Po e humbë besimin sepse tash e dy vjetë nuk po funksionalizohet diçka që u është dhënë jetimëve. Mos ua hani hakun jetimëve edhe nënave vetushqyese se është turp, është nga paaftësia e tyre me na dështu ky project”, ka vijuar Haziri në një prononcim enkas për TV Gjilani.
“Mos u merrni me punë tjera. Tjerat janë në rregull, por ky objekt! – le t’ua jepë edhe atyre që ka bisedu – ka bisedu edhe me komunitetin e Bshkësisë Islame dhe ua ka ofruar si mundësi. Problemi i pronën duhet të zgjidhet. Prona është e komunës, nuk mund të tjetërsohet. Kjo është arsyeja pse ne ua kemi dhënë shoqatave në menagjim. Komuna mundet me ndërhy me mjete financiare për mriëmbajtje, por prona ështe e komunës. Ajo nuk mund të tjetërsohet. Kryetari i Komunës është mirë që kur të shkon në Gjermani apo në Zvicër, mos me bo pazare për toka edhe për kamiona, sepse disave në Zvicër ua ka ofruar tokën për zonë ekonomike, disave për varreza, disa të tjerëve me blejtë kamiona e me shitë kamiona.”, ka shtuar ai.
“Plani zhvillimor është publik. Le ta merr planin zhvillimor e le ta sheh në çfarë mënyre e në çfarë forme është bërë. Vërtetë është për gjynah me pa gjendjen çka është duke ndodhur sepse atje është kah dëmtohet, është kah plaçkitet prona në mungesë të një rojtari. Është mirë sa më shpejt me e funksionalizu. Ajo i shkon komunitetit – nëse ua ke marrë parkun që ia kemi destinuar ne, e ke devijuar atë projekt. Mos ua merr lagjen, mos ua merr atë lagje sepse është destinuar për ta. Aty ka mundësi me u bërë çdo lloj opcioni, çdo lloj zgjidhje që mundet me u bo, LDK-ja ka me e mbështetë në parim”, ka shtuar më tej Haziri.
“Është në interes me u funksionalizu sa më shpejt me u funksionalizu, por ne e kemi mendu edhe e kemi ndërtu edhe kemi gjetur mjete për këtë komunitet. Nëse kjo administratë mendon që ky komunitet nuk është meritor e duhet me ia dhënë dikujt tjetër, le ta bënë opcionin, e le ta bjen në Kuvend Komunal, por, vetëm duhet me u tërhjekë, prona, toka, nuk mund të bartet te askush, problem ligjor, se d.m.th., toka duhet me hy në process ligjor”, ka përfunduar Haziri.