Ministri i Mbrojtjes nderon me mirënjohje ushtarakët e komunitetit
Sot, për të nderuar Ditën e Ashkalinjve, ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka ndarë mirënjohje për pesë pjesëtarët e komunitetit ashkali që shërbejnë në Forcën e Sigurisë së Kosovës duke çmuar lart kontributin e tyre në FSK dhe në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive ushtarake.
Të vlerësuarit janë:
OF 3.Kemajl Haliti – GK;
OR 6.Ibrahim Sherifi – NJMBSHP;
OR 5.Qerkez Limani – KL;
OR 4.Benjamin Bajrami – KDS;
OR 4.Blerim Ademi -KFT.
Mirënjohje ndaj tyre tregon respektin institucional që gëzojnë ushtarakët tanë në FSK dhe kontributin e komunitetit në ushtrinë e Kosovës.

