Thursday 22 January 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Kosova nënshkruan pjesëmarrjen në Bordin e Paqes të Trumpit

Shorti i play-off-eve të Ligës së Kampionëve: Data, ora dhe si funksionon

Presidenti Begaj i jep autorizim Ramës për nënshkrimin e marrëveshjes për Bordin e Paqes

Themelohet Bordi i Paqes, presidentja Osmani nënshkruan deklaratën përkrah Trumpit

SHBA-ja del sot zyrtarisht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë

Hyseni: Subvencionimin e qirasë, njërën prej politikave që e kemi ndjekur në mandatin e parë,

Gjykata cakton masën e paraburgimit një muaj të pandehurit A. S.

Osmani në Davos me ftesë të Trump për ceremoninë e themelimit të Bordit të Paqes

Parashikimi i motit për të enjten, 22 janar 2026

Bayerni me fitore të sigurtë ndaj Royal Union, bëhet skuadra e dytë që siguron 1/8

 Mëso të investosh në vete gjëra që e përmirësojnë atë, që të afrojnë ty më shumë me versionin ideal të vetvetes.
Shëndeti

Mëso të investosh në vete gjëra që e përmirësojnë atë, që të afrojnë ty më shumë me versionin ideal të vetvetes.

30 January 2022 0 Comment 7 min read

AA

Ngado reklamohet stili i shëndetshëm i jetës. Dhe ngado reklamohen produkte dhe aktivitete që vetëm të shëndetshme nuk janë. Dhe një sfidë e madhe, krijohet. Zakonet e tua të vjetra mund të mos jenë të shëndetshme, por ti je mësuar me to. Ose sapo ke zbuluar një restorant me gatime meksikane dhe nuk rri dot pa i provuar çdo ditë, ose çdo javë. Përballë këtyre janë zakonet e shëndetshme, të cilat në momentin e parë nuk të falin asnjë kënaqësi  dhe ti duhet të kesh shumë vullnet të fortë që të bësh ato zgjedhje që janë investim dhe rezultati u shihet në të ardhmen. Është si të kursesh para për pushime, kur një fustan valëvitet para syve të tu në vitrinë.

Epo, ta dish stili i shëndetshëm i jetës është edhe më i mirë sesa një palë pushime që mbarojnë. Është një formë e mirë trupore, por mbi të gjitha mendore dhe në humor që e ndjen çdo ditë.

Ne investojmë çdo ditë në vetvete. Ne investojmë nëpërmjet ushqimit, veshjes, mendimeve, bisedave që bëjmë, njerëzve me të cilët rrijmë, informacioneve që marrim…Çështja qëndron nëse këto investime na çojnë përpara apo pas.

Ka disa mënyra për të jetuar shëndetshëm. Nga ato, janë zgjedhur 12 për ju:

Ha më shumë ushqime të papërpunuara

Sa më shumë ushqime të gjalla aq më mirë. Pjesa më e madhe e dietës duhet të jetë me proteina pa yndyrë  dhe shumë perime. Nëse ndjek rregullin 80:20, pra ha 80 për qind ushqime të papërpunuara dhe 20 të përpunuara, do kesh rezultate pozitive.

Ec sa herë ke mundësi

Aktiviteti ndihmon fleksibilitetin, mobilitetin dhe shëndetin e përgjithshëm.

Pi më rrallë

Nëse e kufizon pirjen e pijeve alkoolike, mëlçia dhe trupi do e ndiejnë përmirësimin, edhe kuleta!

Merre drekën me vete në punë

Çfarë do që të jetë do jetë më mirë, sesa ato që je e detyruar të porosisësh.

Bëj pushime

Rregullisht, planifiko shkëputje,  edhe një fundjavë e shkurtër. Merri ditët që të kanë lënë tolerancë në punë nëse je sëmurë, edhe po të jesh mirë. Ke nevojë të çlodhesh.

Do punosh gjithë jetën. Bëj pak pushim herë pas here.

Mos i rri afër negativitetit

Nëse ke njerëz në jetën tënde që janë të mbushur me negativitet, largoji nga jeta jote, që dje!

Jepu fund marrëdhënieve toksike

Menjëherë.

Merr pak kohë larg teknologjisë

Hiqe pak telefonin dhe largohu nga kompjuteri. Edhe vetëm pak orë në ditë, do të ndihmojnë të pastrosh trurin.

Bëj aktivitet fizik

Nuk është e thënë të mbushesh me muskuj, por bëj diçka. Ngjitu në mal, shko në plazh, ngit biçikletën. Aktiviteti fizik, shkarkon si stresin trupor dhe mendor. 

Lexo më shumë

Ti mund të mos jesh tipi që lexon libra, por nuk është vonë të fillosh. Zgjidh një fushë që të intereson dhe do të mësosh më shumë. Çdo lloj leximi do të stimulojë trurin dhe do të rrisë kapacitetin intelektual.

Fillo një hobi të ri

Ke tre vjet që flet për të nisur nje hobi te ri. Po të kesh interesa të tjerë jashtë familjes dhe punës do të bëjë më aktiv. Zbulo një mjeshtëri të re. Do të bëjë të dukesh edhe më interesant sesa ata që të rrethojnë.

Mos u shqetëso për atë që mendojnë njerëzit

Ata që kanë qejf të kritikojnë, do kritikojnë gjithmonë.

Disa ndryshime të lehta, nuk janë të vështira. Hap pas hapi dhe bota jote do ndryshojë për mirë.

Share This:

Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Kosova nënshkruan pjesëmarrjen në Bordin e Paqes

22 January 2026
Champions League

Shorti i play-off-eve të Ligës së Kampionëve:

22 January 2026
Ciceroni

Presidenti Begaj i jep autorizim Ramës për

22 January 2026
Ciceroni

Themelohet Bordi i Paqes, presidentja Osmani nënshkruan

22 January 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Kosova nënshkruan pjesëmarrjen në Bordin e Paqes

22 January 2026

Presidentja Vjosa Osmani ka nënshkruar pjesëmarrjen e Kosovës në Bordin e Paqes të presidentit

Champions League Futboll Lajme Opinione Sport

Shorti i play-off-eve të Ligës së Kampionëve:

22 January 2026

Faza e ligës e Ligës së Kampionëve po afron drejt fundit, dhe klubet që

Ciceroni Featured Lajme Librari

Presidenti Begaj i jep autorizim Ramës për

22 January 2026

Autorizim për lëshimin e plotfuqisë për nënshkrim marrëveshjeje: Në mbështetje të nenit 92, shkronja

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.