Wednesday 29 October 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Parashikimi i motit për të mërkurën, 29 tetor 2025

U mbajt Kuvendi Zgjedhor i Sindikatës së UKZ-së

Komuna e Gjilanit, bashkë me Ambasadën e Bullgarisë, pajisin me iPad-ë të rinj Bibliotekën “Fan

Kryetari Hyseni: Arsimi, do të vazhdojë të mbetet prioritet

Borë, rrebeshe shiu e rrufe – parashikimi i motit për nesër

Delegacioni i UKZ-së ka marr pjesë në Konferencën e OSBE-së për Lirinë e Mendimit, Ndërgjegjes

Arbër Ismajli: “LDK është më e madhe se çdo individ”

Delegacioni i UKZ-së përmbyll vizitën zyrtare në ShBA

Gjilani bëhet me sisteme kamerash bashkëkohore, funksionojnë me Inteligjencë Artificiale dhe ndërveprojnë në një platformë

Parashikimi i motit për të hënën, 27 tetor 2025

 Mesazhi i kryetarit Hyseni nga fushata “Festo me zemër, jo me armë’: Koha e armëve dhe e plumbave ka përfunduar
Lajme

Mesazhi i kryetarit Hyseni nga fushata “Festo me zemër, jo me armë’: Koha e armëve dhe e plumbave ka përfunduar

9 November 2022 0 Comment 6 min read

AA

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka kërkuar nga qytetarët e kësaj komune që të shmangim përdorimin e armëve në dasma e ahengje të ndryshme, si mesazh në kuadër të fushatës së Ministrisë së Brendshme ‘Festo me zemër, jo me armë’, nga takimi i sotëm i Këshillit Komunal për Sigurti në Bashkësi, i cili u mbajt në Zhegër, e ku morën pjesë edhe nënkryetarja e Komunës, Leonora Morina Bunjaku, zëvendësministri i Brendshëm, Blerim Gashani, përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së në Kosovë, Niels Knudsen dhe të tjerë.

Vetë prezenca e qytetarëve, prindërve, nxënësve, po ashtu edhe zyrtarëve komunalë, anëtarëve të KKSB, në këtë takim tregon se qytetarët e Gjilanit janë paqësor dhe nuk duan të kenë as dëme materiale dhe lëre më të tjera nga plumbat qorr që vijnë nga të shtënat festive, ka thënë kryetari Hyseni.

Për më tepër, kryetari Hyseni tha se të gjithë jemi në dijeni se të shtënat e tilla janë të ndaluara me ligj dhe se gjithmonë duhet menduar mirë se një plumb i gjuajtur gjatë festimeve mund të kthehet në tokë me forcë të mjaftueshme për të dëmtuar trupin e një njeriu tjetër dhe të shkaktojë lëndime të rënda apo edhe vdekje.

Ai ka premtuar mbështetje të plotët të kësaj fushate nga Komuna e Gjilanit.

Komuna e Gjilanit, në bashkëpunim dhe bashkërendim të ngushtë me forumet e sigurisë në bashkësi, policinë dhe akterë të tjerë, në baza ditore kontribuon në ngritjen e vetëdijes së qytetarëve në parandalimin e dukurive negative, siç janë dhuna në shkolla, dhuna në familje dhe ajo në baza gjinore, parandalimi i aksidenteve në trafikun rrugor, trafikimi me qenie njerëzore, abuzimi me substanca narkotike si dhe problematika të tjera që i kontribuojnë sigurisë së përgjithshme të qytetarëve tanë.

‘Unë ju siguroj që së bashku me të gjitha dikasteret komunale, përfshirë këtu edhe KKSB-në, do të mbështesim në vazhdimësi këtë fushatë dhe do të mundohemi që të shpërndajmë mesazhe vetëdijesuese, me qëllim që të parandalojmë gjuajtjet festive dhe bashkërisht të kontribuojmë në ngritjen e sigurisë për të gjithë qytetarët e vendit tonë’, ka thënë kryetari Hyseni.

Në përmbyllje të adresimit të tij, kryetari Hyseni i rikujtoi banorët e zonës me simbolikën e mbajtjes së këtij takimi në shkollën që mban emrin e heroit Agim Ramadani, i cili ka dhënë jetën me qëllim që vendi ynë të jetë i lirë, ndërsa ne po diskutojmë këtu për temën e përdorimit të armëve pas përfundimit të luftës, ku arma nuk përdoret për qëllimin e lirisë dhe pavarësisë, por përdoret për qëllime festive.

‘Kjo është një prej treguesve se koha e armëve dhe e plumbave ka përfunduar’, ka thënë kryetari Hyseni, ndërkohë që i ka ftuar të gjithë që bashkërisht të kontribuojmë në sigurinë e përgjithshme të vendit tonë, duke festuar me zemër dhe jo me armë.

Mesazhet e tyre i kanë dhënë edhe zëvendësministri Gashani si dhe përfaqësuesi i UNDP-së, Knudsen.

Detaje për fushatën ka dhënë Mentor Cakolli (UNDP), i cili ka thënë se rreziqet nga gjuajtjet me armë janë të mëdha pasi që dihet se çdo plumb ka një shënjestër.

Organizatori ka lansuar edhe disa video vetëdijesese si dhe janë ekspozuar pano nga rastet e raportuara, ku shihen dëme materiale edhe njerëzore nga gjuajtjet festive, përkatësisht nga plumbat qorr.

Fillimisht, KKSB është njoftuar për situatën e sigurisë në komunën e Gjilanit, nga komandanti i Policisë, Agim Lipovica, i cili ka thënë gjendja është shumë e mirë.

Ndërkaq, për dhunën në familje ka folur zyrtarja komunale për barazi gjinore, Lindita Salihu, kurse për sigurinë dhe parandalimin e dukurive negative në shkolla, psikologu klinik Besnik Sherifi.

Share This:

Tags: Alban Hyseni Blerim Gashani Leonora Morina
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Uncategorised

Për ithtarët e poezisë, sjellim: Llojet e

29 October 2025
Lajme

Parashikimi i motit për të mërkurën, 29

28 October 2025
Futboll

Serie A – Atalanta dhe Milani ndahen

28 October 2025
Uncategorised

Kryqi i Kuq në Gjilan ndihmon familjet

28 October 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Voton Alban Hyseni: Uroj të jetë një

12 October 2025

Kanditati i Lëvizjes Vetëvendosje për Gjilanin, Alban Hyseni ka shfrytëzuar të drejtën e tij

Lajme

Hyseni: Gra e vajza që punojnë artizanate,

11 October 2025

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me nënkryetaren Leonora Morina Bunjakun, kanë

Lajme

Alban Hyseni: Po shtrëngojmë shumë duar, sepse

1 October 2025

Kandidati i LVV-së në Gjilan, Alban Hysnei, ka vazhduar me aktivitete e takime të

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.