Me urdhëresë gjyqësore, ekstradohet nga Italia, arrestohet personi i kërkuar
Policia Rajonale – Gjilan: – Komunikatë për shtyp:
Gjilan, 30 janar 2024 – Me datën 30 janar 2024, nga shteti i Italisë është ekstraduar personi F. A. (viti i lindjes 1984, mashkull kosovar shqiptar).
Ai ishte i kërkuar me urdhëresës gjyqësore me dënim burgimi prej tri (3) viteve për veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’.
Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave.