Friday 8 August 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Kushtetuesja: Votimi për kryetar të jetë i hapur, kandidati i njëjtë mund të votohet vetëm

Presidentja Osmani priti në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-ve, Anu Prattipati

Valë e re nxehtësisë, temperaturat në rritje

Sot përfundon masa e përkohshme për konstituimin e Kuvendit

Lajm i trishtë! Arbenit Mujaj është 18 vjeçari nga Bujanoci që ndërroi jetë pas një

Parashikimi i motit për të premten, 08 gusht 2025

Njoftim nga Universiteti “Kadri Zeka” – Gjilan: SMU jashtë funksionit për shkak të probleme teknike

Në Gjilan hapet panairi Rajonal “Anamorava mirëpret diasporën”

Komuna e Vitisë pjesë e projektit “Banimi Social dhe të Drejtat Pronësore në Kosovë”

Disa vajza të mitura rrahin njëra pas tjetrës brutalisht moshatarën e tyre në Gjilan

 Mblidhet Kryesia e Kuvendit
Lajme

Mblidhet Kryesia e Kuvendit

14 April 2023 0 Comment 6 min read

AA

Sot do të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. Në rend dite janë dhjetëra pika.

Në rend të ditës është interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me çështjen: ”Siguria juridike e grave në rastet e dhunës në familje dhe përgjegjësia e organeve shtetërore në parandalimin edhe luftimin e krimeve ndaj grave dhe vajzave”.

Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 2 shkurt dhe 22 mars 2023 janë: Votimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për vitin 2021, shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit për vitin 2021, shqyrtimi i Raportit vjetor për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2021, shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit të performancës “Vlerësimi i nxënësve në testet kombëtare dhe ndërkombëtare dhe formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti serb.

Kurse pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 9 shkurt 2023 janë: Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Mjekësinë Ligjore, shqyrtimi i rekomandimeve për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Komunikimet Elektronike, përzgjedhja e një (1) anëtari joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).

Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 23 shkurt 2023 janë: Votimi i Raportit të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, shqyrtimi i parë i Projektligjit për parqet industriale dhe teknologjike, shqyrtimi i parë i Projektligjit për investime të qëndrueshme, shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë për miratimin e rekomandimit të Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike për dhënien e statusit Investitor Strategjik për subjektin investues “Moxico Luma Kosova Mining L.L.C.”, shqyrtimi i Planit Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” dhe propozimi i GP “Multietnik” për shkarkimin e nënkryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Bekim Arifi.

Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 9 mars 2023 janë: Shqyrtimi i Raportit të Performancës së Ndërmarrjeve Publike Qendrore për vitin 2021, shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit “Sistemi i licencimit të hidrocentraleve dhe monitorimi i tyre mbi ndikimin në mjedis dhe ujëra”, shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit “Performanca financiare dhe operative NP “Trepça Sh.A”, emërimi i drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të Sekretariatit Ekzekutiv të Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, dhe shqyrtimi i Projekt-Deklaratës në mbështetje të Fondit Kosovaro-Amerikan për Arsim (KAEF).

Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 23 mars 2023: Votimi në parim i Projektligjit për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor, Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për minierat dhe mineralet, Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për gjendjen në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Formimi i Komisionit Ah-hoc për përzgjedhjen e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti shqiptar, zgjedhja e tre (3) anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave, zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit për Ankesa të Mediave, zgjedhja e një (1) zëvendësi të Avokatit të Popullit nga radhët e komuniteteve që nuk janë shumicë në Kosovë, shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-210 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Lirinë Fetare në Kosovë, shqyrtimi i parë i Projektligjit për organizimin e tregut për produktet bujqësore, themelimi i Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me rastet e dhunës seksuale dhe dhunës në familje në Republikën e Kosovës.

Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 6 dhe 7 prill 2023:  Votimi i Propozim-Rezolutës për punën dyvjeçare të Qeverisë së Kosovës, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Agjencinë e Kosovës për Akreditim, Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për sanksionet e shёnjestruara kundër shkelësve të huaj të drejtave të njeriut, Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për energjinë, shqyrtimi i parë i Projektligjit për pensionet e zyrtarëve policor të Policisë së Kosovës dhe  punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policore, shqyrtimi i parë i Projektligjit për çmimin e produkteve medicinale,Shqyrtimi i rekomandimit lidhur me auditimin e procesit të shitjeve me negocim direkt në Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të re:   Deklarimet jashtë rendit të ditës, Pyetjet parlamentare, otimi në lexim të dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive Ekzekutive, Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për  Prokurorin e Shtetit, Votimi i rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit të teknologjisë së informacionit “Sistemi për Menaxhimin e Pagave”, Votimi i rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit: “Funksionimi i sistemit të Grantit të Performancës Komunale dhe menaxhimi i projekteve të financuara nga Donatorët për vitin 2021”, Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë dhe projektit ndërmjet Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e financave, punës dhe transfereve, KOSTT (Operator sistemi, transmisioni dhe tregu sh. A.) dhe  Frankfurt am Main (KFË),  Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë në mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për rindërtim dhe zhvillim për Projektin “Ngrohtorja solare e Prishtinës”, Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-184 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-024 për trajtimin e ndërtimeve pa leje.

Share This:

Tags: Kuvendi
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Kushtetuesja: Votimi për kryetar të jetë i

8 August 2025
Lajme

Presidentja Osmani priti në takim të ngarkuarën

8 August 2025
Lajme

Valë e re nxehtësisë, temperaturat në rritje

8 August 2025
Futboll

Zbulohet lista e kandidatëve për çmimin “Trajneri

8 August 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Kushtetuesja: Votimi për kryetar të jetë i

8 August 2025

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur që deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet të

Lajme

Përpjekja finale për konstituim, ambasadorët e huaj

25 July 2025

Në përpjekjen e 52-të dhe të fundit për konstituimin e Kuvendit të Kosovës para

Lajme

Ish-zyrtari amerikan Hyland: Konstituimi i Kuvendit dhe

25 July 2025

Christopher Hyland, ish-zyrtar i administratës amerikane, në kohën kur Bill Clinton ishte presdient i

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.