
Mbahet turneu StreetBall 3×3/ Hyseni: Sporti e bashkon dhe forcon komunitetin
Është mbajtur turneu e StreetBall 3×3 në parkun Dardania, ku kanë marr ekipe nga e gjithë Kosova me lojtarë cilësorë, ku u krijua atmosferë unike.

Ky aktivitet u realizua në kuadër të “Ditëve të Diasporës” me moton “Rrënjë dhe krahë”, organizuar nga Komuna e Gjilanit dhe Federata e Basketbollit të Kosovës.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se mbrëmë kaluan momente me plot energji dhe atmosferë të zjarrtë në Parkun “Dardania” në Gavran.
“Zhvilluam ndeshje Streetball 3×3 në fushë të hapur dhe përjetuam adrenalinë të jashtëzakonshme”, tha Alban Hyseni.
I pari i Komunës së Gjilanit, përgëzoi fituesit e kësaj gare: Vendi i parë – “Bero Kingdom” dhe vendi i dytë – “KAI”.
“Sporti e bashkon dhe forcon komunitetin”, tha kryetari Hyseni.




