Saturday 1 August 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të

Pas një rrugëtimi të suksesshëm akademik pensionohet Prof. Asoc. Dr. Nerxhivane Krasniqi

Dy punëtorë nga Kosova lëndohen rëndë në një kantier ndërtimi në Slloveni

68 mijë të papunë në Shqipëri, ekspertja: Mospërputhja mes aftësive dhe kërkesave të tregut, sfida

RREZIK! Kosova në alarmin e kuq, të hënën priten stuhi të forta, aktivitet i fuqishëm

Mbyllet me spektakël Turneu Masiv “Rogana 2026”, Mishtorja Ardi-K shpallet kampione

E rëndë: Mërgimtari 19-vjeçar humb jetën rrugës për Kosovë, u aksidentua pranë Milanos

Kolona në Dheu i Bardhë, pritjet për hyrje në Kosovë shkojnë deri në 50 minuta

Pse mbi 10 mijë njerëz ndoqën fluturimin e një aeroplani?

Njoftim nga Policia e Kosovës rreth një shkrese (e-mail) me përmbajtje mashtrimi

 Manifestimi Kulturor nga Ars Club “Beqir Musliu” – “Vjeshta Letrare e Gjilanit 2023”
Lajme

Manifestimi Kulturor nga Ars Club “Beqir Musliu” – “Vjeshta Letrare e Gjilanit 2023”

8 October 2023 0 Comment 4 min read

AA

Në mesin e katërmbëdhjetë librave të rinj, librin e Albina Idrizi për fëmijë, botuar nga Shtëpia Botuese “Rozafa”, e paraqiti Prof. Dr. Anton Nikë Berisha.

Vlerësim i veprës për fëmijë të Albina Idrizi, “Vogëlushi JE dhe plaku TA”.

Dorëshkrimi për fëmijë “Vogëlushi Je dhe plaku Ta” i shkrimtares Albina Idrizi dëshmon për një qasje mjaft të veçantë të moshës së fëmijërisë dhe të pleqërisë, ku shpërfillet koha dhe hapësira – “as e kaluar, as e ardhme”; përftohet një realitet që i shëmbëllen më shumë botës së ëndrrës dhe të përfytyrimit se sa botës konkrete.

Dy personazhet kryesore, vogëlushi Je dhe plaku Ta, takohen dhe kuvendojnë, ndërsa njëri “ngjitej qiellit dhe tjetri zbriste tokës”.

I pari sa ka nisur jetën, i dyti është në perëndim të saj; ata synojnë të afrohen e të njësohen me njëri – tjetrin dhe t’ia bartin tjetrit atë që i mungon: fëmija ngazëllimin dhe njomësinë, plaku mençurinë dhe përvojën.

Ky përafrim lidhet me faktin se, siç thuhet në tekstin e këtij dorëshkrimi: “në çdo plak është një fëmijë, dhe në çdo fëmijë është një plak”.

Në të vërtetë, urtia thotë se plaku bëhet edhe një herë fëmijë jo si ngjasim fizik, po mendor dhe shpirtëror; ka kërkesa dhe sjellje të fëmijës nga se e braktis fuqia, i zvogëlohet kujtesa, mprehtësia e mendjes, guximi etj. Megjithatë, në secilën moshë, bota dhe dukuritë vrojtohen në mënyrë të veçantë: i pari në perspektivë, i dyti mbështetet në mirëkuptim dhe në mirëbesim.

Vepra ka frymën e një lloj loje dhe argëtimi, po, në të njëjtën kohë shprehen mendime që janë të rëndësishme, sidomos për fëmijën që sa e nis shtegtimin jetësor. Pra, disa shprehje marrin cilësinë e fjalëve të urta ose të mendimeve të mëvetësishme.

Me qenë se fëmijët e sotit kanë mundësi të shumta për ta njohur botën dhe dukuritë e saj qysh në fillim të jetës së tyre, atëherë edhe mund t’i përfillin disa mendime e shprehje që në vështrim të parë nuk i përkasin natyrës që kanë ata.

Ilustrimet janë të një rrafshi të lartë dhe ia shtojnë vlerën librit.

Në vijim: – Fjala e plotë, e kritikut Anton Nikë Berisha, në hapje të Manifestimit “Vjeshta Letrare e Gjilanit 2023”👇

Share This:

Tags: Vjeshta letrare
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”:

31 July 2026
Lajme

Pas një rrugëtimi të suksesshëm akademik pensionohet

27 July 2026
Lajme

Dy punëtorë nga Kosova lëndohen rëndë në

27 July 2026
Lajme

68 mijë të papunë në Shqipëri, ekspertja:

26 July 2026
TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.