Thursday 2 October 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

UKZ ka mirëpritur studentët me rastin e fillimit të Vitit Akademik 2025/2026

Ja cilat do të jenë 3 pojektet kryesore të Pogragjës, në Qeverisjen e Arbër Ismajlit

Mbyllja e qeverisë amerikane, Ambasada e ShBA’së në Kosovë del me njoftim sa i përket

QKMF-ja, bëhet me ultrazë modern dhe pajisje mjekësore

Alban Hyseni: Po shtrëngojmë shumë duar, sepse kemi punuar me nder e dinjitet

UKZ mirëpret delegacionin e PH Zug

Trump prezantoi planin për Gazën, reagon Erdogan

Alban Hyseni: “Për 4 vjet, kemi investuar mbi 1.5 milionë euro në rrjetin e ujësjellësit

Kurti takoi kongresistin amerikan, Ritchie Torres

Riad Rashiti: Livoçi i Epërm, na mirëpriti sonte me entusiazëm e besim që komuna jonë

 Mali i Zi i dërgon notë proteste Ambasadës së Kosovës për të shtënat në kufi
Lajme

Mali i Zi i dërgon notë proteste Ambasadës së Kosovës për të shtënat në kufi

29 September 2025 0 Comment 5 min read

AA

Mali i Zi i dërgon notë proteste Ambasadës së Kosovës për të shtënat në kufi

Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi i ka dërguar të hënën notë proteste Ambasadës së Kosovës në Podgoricë, lidhur me të shtënat me armë zjarri që dyshohet se u erdhën nga pjesa e Kosovës në zonën pranë qendrës malazeze të skijimit, Hajlla-Shtedim, afër kufirin mes dy shteteve.

“Nga organet kompetente të Republikës së Kosovës është kërkuar që t’i identifikojnë dhe t’i procedojnë autorët e këtyre incidenteve, si dhe të njoftojnë Malin e Zi për të gjitha masat dhe veprimet e ndërmarra”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Malit të Zi, për Radion Evropa e Lirë (REL).

Nga dikasteri i udhëhequr nga Ervin Ibrahimoviq vlerësojnë se bëhet fjalë për incidente të izoluara.

Të paktën në dy raste janë regjistruar dëmtime në infrastrukturën e qendrës së skijimit Hajlla-Shtedim në Mal të Zi, e cila ndodhet rreth një kilometër e gjysmë nga kufiri me Kosovën.

Në të dyja rastet, organet kompetente malazeze dyshojnë se të shtënat janë shkrepur nga territori i Kosovës.

Incidenti i parë ndodhi në korrik të vitit të kaluar, kur u vërejtën dëmtime në kabinën e qendrës së skijimit. Prokuroria e Rozhajës ka hapur lëndë për këtë rast.

Ndërsa, incidenti i dytë ndodhi më 24 gusht të këtij viti, kur pati të shtëna në drejtim të një objekti të qendrës së skijimit. Prokuroria pritet të hapë lëndë pas përfundimit të hetimeve të Policisë.

Nota e protestës është dërguar pas incidenteve të përsëritura që janë regjistruar nga Policia në Rozhajë, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi, e cila shton se për incidentet u njoftua më 22 shtator edhe ambasadorja e Kosovës.

“Besojmë se rastet e izoluara nuk e reflektojnë përkushtimin e qartë të dy shteteve tona për forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe përmirësimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë për REL.

Po ashtu, theksohet se palës kosovare i është tërhequr veçanërisht vëmendja për rëndësinë e zbatimit të tri marrëveshjeve ndërmjet shtetesh – për kufirin shtetëror ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës, hapjen e pikës së përbashkët kufitare Kotlovi–Kuqishtë dhe rregullimin e regjimit të qarkullimit kufitar.

Fadil Gashi nga Policia e Kosovës për rajonin e Pejës i tha Radios Evropa e Lirë se nuk ka asnjë informacion për incidente të sigurisë në kufirin me Malin e Zi, duke theksuar se policia rajonale është më shumë e angazhuar “për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike”, e jo për incidente ndërkombëtare.

Radio Evropa e Lirë i është drejtuar edhe drejtorisë qendrore të Policisë së Kosovës me pyetjen nëse kanë ndonjë informacion lidhur me rastin dhe është në pritje të përgjigjes. Për të njëjtën çështje, përgjigje pritet edhe nga Qeveria e Kosovës.

Mali i Zi dhe Kosova në vitin 2015 e nënshkruan Marrëveshjen për demarkacionin. Mali i Zi e ratifikoi atë në të njëjtin vit, ndërsa Kuvendi i Kosovës tre vjet më vonë.

Share This:

Tags: Kosova MAli i Zi
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

UKZ ka mirëpritur studentët me rastin e

1 October 2025
Lajme

Ja cilat do të jenë 3 pojektet

1 October 2025
Champions League

Xhiro e dytë: Sot luhen nëntë përballje

1 October 2025
Lajme

Mbyllja e qeverisë amerikane, Ambasada e ShBA’së

1 October 2025
RELATED Stories for you
Futboll

Rrahmani lëndohet sërish, do t’i mungojë Kosovës

28 September 2025

Qendërmbrojtësi i Napolit dhe kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, ka pësuar një

Lajme

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë

15 September 2025

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se biletat për ndeshjen Kosovë – Slloveni

Futboll Sport

Mediumi suedez pas humbjes ndaj Kosovës: Kemi

9 September 2025

Kosova mori mbrëmë (e hënë) një fitore të madhe ndaj Zvicrës në ‘Fadil Vokrri’,

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.