Wednesday 4 November 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Ndodh “çmenduria”, Manchester United rikthehet në fund dhe përmbys rezultatin ndaj Romës

PDK Gjilan: “Kishnapola meriton kujdes, jo braktisje” – Kërkohet rikthimi i menjëhershëm i ambulancës

DSHMS Gjilan, Mimoza Kadriu, drejtoreshë: “Nuk po mbyllet ambulanca në Kishnapolë, është vetëm ndërprerje e

Komuna e Vitisë vazhdoi mbështetjen për fermerët, shpërndau 47 mekanizma bujqësorë

Shiroka Pula dhe Kurti bëjnë homazhe në 37-vjetorin e rënies së Afrim Zhitisë dhe Fahri

Filharmonia e Kosovës përmbyll festivalin ReMusica me një koncert të veçantë

Vazhdojnë reagimet për ambulancën në Kishnapolë – Këshilltari i PDK-së Bujar Nevzadi: “Zonja Drejtoreshë, mos

Rreth 4 mijë raste me kancer në Kosovë vetëm gjatë 2025-ës

Spitali i Gjilanit realizon për herë të parë procedurën Cystolithotripsia për trajtimin e gurëve në

Spitali i Gjilanit nis për herë të parë ndërhyrjet për vendosjen e protezave të gjurit

 Lufta me tarifa, Donald Trump: Kemi marrëveshje me Kinën
Lajme

Lufta me tarifa, Donald Trump: Kemi marrëveshje me Kinën

12 June 2025 0 Comment 3 min read

AA

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump njoftoi sot në rrjetin social Truth Social se është arritur një marrëveshje me Kinën, duke deklaruar se Pekini pranon të furnizojë minerale të rralla dhe magnete paraprakisht, ndërsa Uashingtoni do të përmbushë detyrimet e veta, duke përfshirë lejimin e studentëve kinezë të përdorin kolegjet dhe universitetet amerikane.

Trump tha Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë siguruar tarifa prej pesëdhjetepesë për qind, ndërsa Kina do të paguajë dhjetë për qind. Ai shtoi gjithashtu se “marrëdhënia me Kinën është e shkëlqyer” dhe se marrëveshja është ende në pritje të “miratimit përfundimtar nga ai dhe presidenti Xi”.

Më dy prill të këtij viti, Trump shpalli “Ditën e Çlirimit” të politikës tregtare amerikane, duke njoftuar futjen e një tarife universale prej dhjetë për qind për të gjitha importet, me tarifa shtesë, dukshëm më të larta për vendet që administrata e tij i ka etiketuar si “akterë të këqij” në tregti.

Kina u godit nga tarifa shtesë të cilat, përveç masave të mëparshme, rritën normën totale të tarifës për produktet kineze në  pesëdhjetekatër për qind. Trump e cilësoi iniciativën si një “deklaratë të pavarësisë ekonomike”, duke pretenduar se do të nxiste prodhimin vendas dhe do të zvogëlonte deficitin tregtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Vetëm pas një jave, përballë presionit nga tregu dhe komuniteti i biznesit, Trump njoftoi një pezullim tremujorë të shumicës së tarifave të reja, megjithëse tarifa bazë prej dhjetë për qind dhe masat shtesë kundër Kinës mbetën në fuqi.

Megjithatë, pas negociatave diplomatike në Gjenevë, SHBA-të dhe Kina ranë dakord për një ulje të përkohshme të tarifave.

Të dyja palët ranë dakord për një ulje tremujore të tarifave, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës që uli tarifat për produktet kineze nga njëqindedyzetepesë në tridhjetë për qind dhe Kinën që uli tarifat për produktet amerikane nga njëqindenjëzetepesë në dhjetë për qind./KosovaPress/

Share This:

Tags: Trump USA China
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Arte tjera

“Nxito e kthehu” – fjalët e fundit

4 November 2026
Lajme

Ndodh “çmenduria”, Manchester United rikthehet në fund

3 November 2026
Champions League

​Bayerni i beson talentit kosovar, Erblin Osmani

3 November 2026
Lajme

PDK Gjilan: “Kishnapola meriton kujdes, jo braktisje”

3 November 2026
RELATED Stories for you
Lajme

SHBA dhe Irani bien dakord për armëpushim

8 April 2026

Shtetet e Bashkuara dhe Irani ranë dakord për një armëpushim dyjavor të martën në

Lajme

LAJMI I FUNDIT-Pezullohen sulmet ndaj Iranit, Trump

8 April 2026

LINK NE KOMENNë një deklaratë të publikuar në platformën Truth Social, Presidenti i SHBA-së,

Lajme

Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran

20 March 2026

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se objektivat e

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.