Lajmi i fundit: – Ndahet nga jeta doktoresha Drita Mekuli
Doktoresha Drita Mekuli, është ndarë nga jeta sot, në moshën 68-vjeçare.
Lajmin e ka bërë të ditur Oda e Mjekëve të Kosovës dhe kanë shprehur ngushëllimet e sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të saj.
Mekuli përfundoi studimet për Mjekësi të Përgjithshme, në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, në vitin 1982.
Në vitin 1990 e përfundoi specializimin në degën e Mjekësisë Interne në Fakultetin e Mjekësisë, ndërsa subspecializimin për Mjekësi Interne- Endokrinologji e përfundoi në vitin 2018.
Ajo ishte drejtoreshë e Klinikës së Endokrinologjisë në vitin 2017 dhe u shërbeu qytetarëve të Kosovës si specialist e Endokrinologjisë për vite me radhë.