Opinion: Shkruan Mr. Refik Hasani – Për zgjedhje lokale do të duhej te dilet me lista të përbashkëta
Nëse për zgjedhjet parlamentare të parakohshme që u mbajtën në dhjetor të vitit të kaluar, nuk u garua bashkë, për zgjedhje lokale do të duhej, shqiptarët të garojnë me lista të përbashkëta.
Shkruar: Mr. Refik Hasani
Nga pësimet të mësohet, dhe për zgjedhjet e rregullta lokale, të parapara të mbahen sivjet, të mos përsëritet gabimi, pasi shqiptarët e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit do të duhej të garojnë me lista unike e të përbashkëta.
U bëjë thirrje gjithë subjekteve politike të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit që për zgjedhjet lokale në këto tri komuna të përgatiten me kohë, duke hequr dorë secili me diçka nga subjektet e tyre, për të fituar në interes të përgjithshëm.
Të kujtojmë, dy herë u mbajtën zgjedhjetë për Këshillin Kombëtarë Shqiptarë, për shkak që nuk u arritë në kohë, u kalua në ri-zgjedhje për të arritur zgjedhjen e kryetarit dhe konstituimin e këtij organi.
Për zgjedhjet parlamentare të parakohshme që u mbajtën më 17 shkurt 2023, nuk u arrit të garohen me një listë të përbashkët dhe mezi u siguruan vota të mjatueshme për një ulëse në Parlamentin e Serbisë.
Po të garohej me një listë mundësia ishte të arrihej së paku të marrim tri ulëse në Parlamentin e Serbisë.
Tani, jemi para sfidave, kur në legjislaturën aktuale në Kuvendin Komunal të Medvegjës, i cili institucion, që përbëhet nga 25 këshilltarë komunal, përfaqësohemi vetëm me 2 këshilltarë shqiptarë të kësaj legjislature.
Kujtojmë opinionin e gjërë: i njëjti kuvend, para më pak se një decade përbëhej nga 8 këshilltarë komunal shqiptarë, e tani vetëm 2 këshilltarë, edhe këta të zgjedhur shqiptarë për zgjedhjet e ardhshme, njëri lehtë nund të pasivizohet sikurse pastrimi i organizuar shtetëror etnik, që po ndodhë.
Rreziku më i madhë tani është në Bujanoc, edhe pse aktualisht jemi me shumicë në kuvend komunal të Bujanocit me shqiptarë, duke përfshirë kryetarin e komunës dhe kryesuesin. Për këto zgjedhje lokale është domosdoshmëri e kohës të bëhen koalicione parazgjedhore, e të mos humben vota dhe të mos hutohen votuesit. Kjo sepse, vetëm me liste të përbashkët mobilizohen votuesit për të dalur në zgjedhje.
Sa i përket Preshevës kemi zvogëlim të theksuar të votuesëve shqiptarë, por gjendja nuk është alarmante si në Bujanoc e veçmas në Medvegjë.
Duke i pa pësimet nga humbja e ulëseve për Paralament të Serbisë, si dhe duke u përsëritur zgjedhjet për Këshillin Kombëtarë Shqiptarë, duke u zvogëluar nga numri 8, i këshilltarëve komunal shqiptarë në kuvendin komunal të Medvegjës, në 2 këshilltarë shqiptarë.
Në këtë legjislaturë shqiptarët e Preshevës, Medvegjës, Bujanocit, për zgjedhje lokale do të duhej, vetëm të jemi unik me lista të përbashkëta.