
Lady Gaga bëri histori në Rio de Janeiro, performoi para 2.1 milionë njerëzish në plazhin e Copacabanës
Më 3 maj 2025, Lady Gaga bëri histori në Rio de Janeiro duke performuar para një audience prej mbi 2.1 milionë njerëzish në një koncert falas në plazhin e Copacabanës.

Ky ishte koncerti më i madh i karrierës së saj dhe një nga më të mëdhenjtë në historinë e muzikës live, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm të Madonnës me 1.6 milionë pjesëmarrës në të njëjtin vend në vitin 2024.
Ky ishte rikthimi i parë i Lady Gagës në Brazil pas 13 vitesh, pasi koncerti i saj i planifikuar në vitin 2017 u anulua për shkak të problemeve shëndetësore . Fansat, të njohur si “Little Monsters”, udhëtuan nga e gjithë Brazili dhe Amerika Latine për të marrë pjesë në këtë ngjarje historike.
