Saturday 16 August 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Përfundon takimi Trump-Putin pas pothuajse tre orë

REL: Ankthi kaplon Kievin dhe Brukselin në prag të takimit të sotëm Trump-Putin

Trump flet rrugës për në Alaska: Kam vënë re se Putini po sjell shumë biznesmenë

Policia: “Nuk u mbijeton plagëve – ndërron jetë i aksidentuari në Lladovë të Gjilanit”

“Rrezik i lartë!” – Trump me mesazh të shkurtër para samitit me Putinin

Universiteti “Kadri Zeka” njofton se është rikthyer në funksion SMU

Kamenicë: Është pensionuar aktivisti i dalluar, Haqif Agaj

Gjilan: Arrestohen 21 persona në zbatim të planit operativ për ekzekutimi i urdhëresave gjyqësore

Sindikata e Re e KEK-ut proteston para zyreve të KOSTT-it

KOMUNIKATË PËR MEDIA – Aktivitete javore në trafikun rrugor

 Kurti në Bratisllavë flet për tensionet në veri, tregon qëndrimin e Kosovës
Lajme

Kurti në Bratisllavë flet për tensionet në veri, tregon qëndrimin e Kosovës

31 May 2023 0 Comment 4 min read

AA

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë sot në konferencën globale të sigurisë Globsec në Bratisllavë, ku ka folur për të ardhmen e Kosovës.

Gjatë fjalimit të tij para të pranishmëve, Kurti ka thënë se Kosova dhe Serbia kanë marrëveshje por se mbetet vetëm zbatimi i saj.

“Kemi marrëveshje me Serbinë vetëm se duhet ta zbatojmë. Implementimi mungon sepse Beogradi nuk dëshiron ta bëjë atë”, tha Kurti.

Kryeministri shtoi se katër kryetarët e komunave në veri japin dorëheqje sepse Beogradi u kërkoj atyre.

“Në Kosovë kemi pluralizëm politik. Nuk dua të besoj se mund të ketë demokraci pa pluralizëm politik, pa të drejtat e njeriut. Kjo parti e i shqelmoj të gjithë jashtë garës dhe në fund i bojkotuan zgjedhjet

Ne i shtyjmë zgjedhjet për katër muaj. Kandidatët shqiptarë fituan katër prej tyre. Ata janë kryetar me K të vogël jo të madhe, sepse pjesëmarrja ishte e vogël dhe nuk mund të konsideroj se ata kanë legjitimitet të plotë politik, por ligjshmëria dhe kushtetutshmëria duhet të zbatohen, ata janë kryetarë”, tha Kurti.

Kryeministri shtoi se komuniteti ndërkombëtar njohi procesin dhe rezultatin e këtyre zgjedhjeve.

“Por kur këta kryetarë u desh të shkonin në zyre në ndërtesat komunale, serbët  filluan të organizojnë protesta të dhunshme dhe sulmuan policinë tonë dhe ushtarët e KFOR-it. Në çdo komunë në kosovë kemi disa policë, dhe kjo është normale. Përderisa jashtë janë grupe të dhunshme që kërëcënojnë me sulme dhe vendosin simbole  nacionaliste “Z” duke treguar admirimin për Putinin dhe ushtrinë ruse dhe agresionin në Ukrainë, është e nevojshme ti kemi njësitë speciale të Policisë së Kosovës në ndërtesat komunale”, tha Kurti.

Kurti, i mbrojti veprimet e Policisë së Kosovës, e cila ndihmoi instalimin e kryetarëve të rinj shqiptarë në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, përkundër rezistencës së banorëve lokalë.

“Policia jonë po bën punë profesionale, janë të trajnuar, i dinë të drejtat e njeriut dhe nuk ka shkelje nga ana e Policisë sonë”, tha Kurti në një adresim nga Bratisllava.

Ai e përsëriti këtë qëndrim përkundër reagimit të ashpër të bashkësisë ndërkombëtare se instalimi me forcë i kryetarëve shqiptarë “është i papranueshëm”. 

Share This:

Tags: Bratislava
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Përfundon takimi Trump-Putin pas pothuajse tre orë

16 August 2025
Futboll

“Do t’i shkatërronim të gjithë”, Leao i

15 August 2025
Sport

Këto janë përfitimet e klubeve të Kosovës

15 August 2025
Lajme

REL: Ankthi kaplon Kievin dhe Brukselin në

15 August 2025
TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.