Friday 5 June 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

UKZ mbajti takimin fillestar për themelimin e Programit të përbashkët Master me Universitetin Sapienza të

LDK përmbyll fushatën me tubimin e madh në Prishtinë – Haziri fton gjilanasit për pjesëmarrje

Bajram Isufi emërohet U.D. i Kryeshefit të NPL “Tregu” – Ekipet vazhdojnë punën për një

LVV mban tubim elektoral në lagjen Dheu i Bardhë në Gjilan

LVV zhvillon takim elektoral në Livoç të Ulët: “Më 7 qershor, hap përpara drejt progresit

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Austri – Kosovë

Shkruan Sabit Rrustemi: Lexim kritik i vëllimit poetik “Mes gurësh përkunden ëndrrat” të Nexhat Rexhës

Sinan Vllasaliu pritet të performojë në dasmën e Dua Lipës

Bresalci mirëpret Glauk Konjufcën, Alban Hysenin dhe kandidatët e LVV-së

Drenushë Maloku Bejtullahu synon të përfaqësojë qytetarët me vlera dhe përkushtim

 Kurti mori pjesë në hapjen e Konventës së Demokratëve, thotë se u befasua nga fjalimi i Kamala Harris
Lajme

Kurti mori pjesë në hapjen e Konventës së Demokratëve, thotë se u befasua nga fjalimi i Kamala Harris

20 August 2024 0 Comment 4 min read

AA

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në hapjen e Konventës Kombëtare Demokratike, e cila do të zgjasë deri më 22 gusht.

Para fillimit të saj u mbajt dhe pritja me mysafirët ndërkombëtarë, e ku kryeministri u takua e bashkëbisedoi me ish-Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Lord George Robertson, ish-Ministren e Punëve të Jashtme të Suedisë, Ann Linde dhe Presidenten e NDI, Tamara Wittes, ndër të tjerë.

“Gjatë punimeve të Konventës Kombëtare Demokratike të natës së parë, folës kryesor ishin edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, Zonja e Parë, Jill Biden, ish-Sekretarja e Shtetit dhe ish-kandidatja e Partisë Demokrate për presidente, Hillary Clinton, si dhe kongresistja e New York-ut, Alexandria Ocasio-Cortez”, thuhet në komunikatë.

Para fjalës së Presidentit Biden, edhe Zëvendës Presidentja e ShBA-ve, e cila pritet të nominohet si kandidatja e demokratëve në zgjedhjet e ardhshme, Kamala Harris, mbajti fjalë të shkurtër përshëndetëse.

POSTIMI I PLOTË:

Mbrëmë u zhvillua nata e parë e Konventës Kombëtare Demokratike, përgjatë punimeve të së cilës Zëvendës Presidentja e ShBA-ve, Kamala Harris, pritet të nominohet si kandidate e Partisë Demokrate në zgjedhjet e ardhshme të nëntorit.

Ajo na surprizoi të gjithëve duke mbajtur një fjalë përshëndetëse që në mbrëmjen e parë, teksa folës kryesorë ishin ndër të tjerë Presidenti i ShBA-ve Joe Biden, Zonja e Parë, Jill Biden, ish-kandidatja e Partisë Demokrate për presidente, Hillary Clinton si dhe kongresistja e New York-ut, Alexandria Ocasio-Cortez.

Në pritjen e organizuar para fillimit të ngjarjes me mysafirët ndërkombëtarë, pata mundësinë dhe të takoj e bashkëbisedoj me ish-Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Lord George Robertson, ish-Ministren e Punëve të Jashtme të Suedisë, Ann Linde si dhe Presidenten e NDI Tamara Wittes, të cilëve iu shpreha falënderimin për mbështetjen e palëkundur të tyre ndër vite ndaj Kosovës, por edhe i njoha me zhvillimet në vend dhe progresin tonë ekonomik e demokratik të tri viteve të fundit.

Sot, në ditën e dytë të Konventës, organizohet diskutimi me titull “Konventa Kombëtare Demokratike dhe Roli i Partive Politike”, ku do të jem pjesëmarrës në panelin hapës.

Share This:

Tags: Konvenda e demokrateve USA Kurti
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

UKZ mbajti takimin fillestar për themelimin e

5 June 2026
Lajme

LDK përmbyll fushatën me tubimin e madh

4 June 2026
Lajme

Bajram Isufi emërohet U.D. i Kryeshefit të

4 June 2026
Lajme

LVV mban tubim elektoral në lagjen Dheu

4 June 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Kurti: Spanja duhet ta kishte njohur qysh

20 April 2026

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit të tij në Barcelonë ka folur për

Lajme

Kurti dhe Abdixhiku takohen në Kuvend, në

20 April 2026

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka arritur në Kuvendin

Lajme

Kurti fton opozitën në tryezë: Synon mbi

30 March 2026

Kryeministri i Kosova, Albin Kurti, ka paralajmëruar ftesa për takime me krerët e partive

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.