
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka formuar komisionin komunal për evidentimin e dëmeve materiale
Kryetari i Komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti, së bashku me Drejtorin e Bujqësisë, z. Naim Pira, kanë formuar Komisionin për Vlerësimin e Dëmeve të shkaktuara nga rrufeja dhe breshëri ditën e djeshme.

Ky komision do të angazhohet në terren për të evidentuar dëmet e shkaktuara në ferma dhe ekonomi familjare në gjithë territorin e komunës.
Komuna e Vitisë u bën thirrje të gjithë fermerëve të prekur që të bashkëpunojnë me komisionin në mënyrë që të evidentohen të gjitha dëmet sa më saktë dhe sa më shpejt.
Kryetari Haliti i ka bërë thirrje Ministrisë së Bujqësisë që të ndërmarrë hapat e nevojshëm për kompensimin e këtyre dëmeve, me qëllim lehtësimin e barrës për fermerët dhe familjet e prekura.
