![Kryetari Hyseni: Po bëhen me rrugë fshatrat e harruara në të kaluarën](https://tvgjilani.com/wp-content/uploads/2024/03/RRUGET_SHILLOVE-850x560-1.webp)
Kryetari Hyseni: Po bëhen me rrugë fshatrat e harruara në të kaluarën
Në vlerë prej 121,993.04 euro po vazhdojnë investimet në infrastrukturën në fshatrat e harruara në të kaluarën, ka bërë me dije kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.
![](https://tvgjilani.com/wp-content/uploads/2024/04/vali-ranch-2.jpg)
Sipas tij, rreth 1 km gjatësi janë rrugët që po asfaltohen në fshatin Shillovë.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka parë nga afër sot punimet që po zhvillohen në ndërtimin e rrugëve të këtij fshati, të cilat tha se janë lënë anash në të kaluarën.
![](https://tvgjilani.com/wp-content/uploads/2023/11/libertas2.jpg)