Kryetari Hyseni nënshkruan kontratën për zgjerimin e rrugës, në vlerë 2.4 milionë euro
Kryetari Hyseni nënshkruan kontratën në vlerë prej 2.4 milionë euro për zgjerimin e rrugës “Hamdi Kurteshi” dhe mbulimin e lumit Stanishorka.
Gjilan, 6 tetor 2023 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka bërë të ditur se ka nënshkruar kontratën në vlerë prej 2.4 milionë euro për fillimin e punimeve në zgjerimin e rrugës “Hamdi Kurteshi” (rruga e Malishevës) dhe mbulimin e lumit Stanishorka.
Ai ka theksuar se transformimi i qytetit veç sa ka filluar.
“Si një nga projektet më të mëdha kapitale, ky projekt do të zgjerojë infrastrukturën e qytetit dhe do të përmirësojë dukshëm jetën e qytetarëve. Për Gjilanin që duam”, ka shtuar kreu i Gjilanit.