![Kryetari Haliti priti në takim zv. Komandantën e Komandës së Lindjes Rita Holton](https://tvgjilani.com/wp-content/uploads/2023/09/378369256_687089810113800_2990486726539460336_n-1-850x560.jpg)
Kryetari Haliti priti në takim zv. Komandantën e Komandës së Lindjes Rita Holton
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim zv. komandanten e Komandës Regjionale të Lindjes, kolonel Rita Holton dhe Ekipin për Monitorim dhe Ndërlidhje të KFOR-it amerikan (LMT) në Viti.
![](https://tvgjilani.com/wp-content/uploads/2024/04/vali-ranch-2.jpg)
![](https://tvgjilani.com/wp-content/uploads/2023/09/376655799_687089740113807_5629210383785962450_n.jpg)
![](https://tvgjilani.com/wp-content/uploads/2023/09/376881635_687089773447137_4750383577285064414_n.jpg)
Në këtë takim është biseduar rreth zhvillimeve të gjithmbarshme në komunën e Vitisë. Me këtë rast kryetari Haliti, i ka falënderuar për bashkëpunimin e ndërsjellë që ka KFOR-i si dhe angazhimin e madh në garantimin e sigurisë për qytetarët e kësaj komune.
![](https://tvgjilani.com/wp-content/uploads/2023/11/libertas2.jpg)