Sunday 22 June 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Reagimet pas përfshirjes së SHBA-ve në konfliktin Izrael – Iran

Evakuohen mbi 500 anëtarë të stafit dhe kontraktues nga misioni diplomatik amerikan në Irak

“Avionët tanë fluturuan 18 orë pa i parë askush”, flet gjenerali që drejtoi sulmin e

🛑 Raketat iraniane godasin Tel Avivin – dëme të mëdha dhe të paktën 16 të

‘MOP’ – Bomba që ShBA-ja përdori për t’i goditur objektet bërthamore të Iranit

Kurti mbështet ShBA-në në sulmet ndaj Iranit: Është aleati ynë kryesor dhe partner i pazëvendësueshëm

Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët

Irani kërkon mbledhje urgjente të OKB-së, pas sulmeve të SHBA-së

Demokratët kritikojnë ndërhyrjen e kryer nga Trumpi pa autorizimin e Kongresit

Trump: SHBA sulmoi tre centralet bërthamore në Iran

 Kryeministri Kurti dhe kryetari Hyseni simbolikisht hapin edicionin e 32-të të “Flakës së Janarit”, ndezin flakadanët
Lajme

Kryeministri Kurti dhe kryetari Hyseni simbolikisht hapin edicionin e 32-të të “Flakës së Janarit”, ndezin flakadanët

11 January 2023 0 Comment 8 min read

AA

Gjilan – 11 janar 2023 – Me ndezjen e flakadanëve në Teatrin e Qytetit në Gjilan dhe te Varrezat e Dëshmorëve, zyrtarisht ka filluar edicioni i 32-të i Manifestimit Mbarëkombtër “Flaka e Janarit 2023”, në Gjilan.

Në ceremoninë e hapjes së këtij Manifestimit, nga më të veçantit për nga struktura në mbarë hapësirën shqiptare, i pranishëm ishte edhe kryeministri Albin Kurti, i cili ndezi simbolikisht flakadanin, së bashku me kryetarin Hyseni, për të ndriçuar qytetin e Gjilanit me simbolikën e flakës, si sinonim i sakrificës së dëshmorëve të të gjithë brezave deri në ditët tona.

Kryeminstri Kurti, paraprakisht, në shenjë nderimi e respekti për ata që dhanë më të shtrenjtën e tyre për lirinë e Kosovës, jetët e tyre, ka vizituar disa familje të dëshmorëve në Gjilan.

Në hapje të ceremonisë zyrtare në platonë e ish-Galerisë së Qytetit në Gjilan, paraprakisht, Kori i Universitetit Publik “Kadri Zeka”, me intonimin e Himnit të Flamurit dhe prezantimin e disa pikave artistike, ka paralajmëruar e zyrtarizuar hapjen e edicionit të 32-këtij manifestimi.

Në fjalën e tij kreu i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, në cilësinë e nikoqirit, nën patronatin e të cilit mbahet manifestimi, e ka cilësuar tejet të rëndësishme këtë ngjarje për qytetin e Gjilanit dhe mbarë Anamoravën, në nderim e kujtim të dëshmorëve përmes veprave artistike.

“Është nderë dhe kënaqësi për shkak se përmes Manifestimit “Flaka e Janarit”, Gjilani jo vetëm që shënon kulmin e mbledhjes së artistëve dhe artdashësve nga të gjitha viset e trojet shqiptare, por edhe përkujton të rënët për liri dhe ata që kanë sakrifikuar dhe jetët e tyre për ditët që ne i gëzojmë sot”, tha kryetari Hyseni.

Kryetari Hyseni më tej ritheksoi rëndësinë e patjetërsueshme që ky edicion i “Flakës së Janarit”, të na gjejë me organizim të mirë por edhe me një program të pasur e me risi të shumëta.

“Tani në prezencë edhe të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, i cili me prezencën e tij nderon Gjilanin, por edhe të rënët për liri – do të bëjmë ndezjen e flakadanit që shënon pra edhe fillimin e “Flakës së Janarit 2023”, e që do të zgjasë dhe karakterizohet me aktivitete të ndryshme deri më 31 janar, shtoi Kryetari Hyseni.

Më pas, në mënyrë simbolike, në shoqëri të zyrtarëve institucionalë nga niveli qëndror e ai lokal, kryeministri Kurti bashkë më nikoqirin e këtij Manifestimi, kryetarin e komunës së Gjilanit Alban Hyseni, kanë bërë ndezjen e flakadanëve, të cilët do të qëndrojnë 20 ditë me radhë, për të ndriçuar si feniksi veprën sublimeve të heronjve, por edhe si simbolikë nderimi e dedikimi për jetën dhe veprat madhore të dëshmorëve të kombit.

Manifestimi “Flaka e Janarit 2023”, ndryshe nga herët tjera, këtë edicion mëton të sjellë vepra të reja nga krijimtaria artistike kombëtare të realizuara gjithandej hapësirës shqiptare, ndërsa strukturalisht është ideuar në kuadër të kornizave tradicionale, duke i qëndruar besnike strukturës së saj në shtylla përkatëse, arte pamore, muzikore, skenike e letrare, por me ca modifikime që mëtohet të begatojnë e plotësojnë akoma më shumë mozaikun e prurjeve artistike nga artistë e krijues shqiptarë.

Share This:

Tags: Flaka e janarit 2023
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Reagimet pas përfshirjes së SHBA-ve në konfliktin

22 June 2025
Lajme

Evakuohen mbi 500 anëtarë të stafit dhe

22 June 2025
Uncategorised

Temperaturat dhe moti për pesë ditët e

22 June 2025
Lajme

“Avionët tanë fluturuan 18 orë pa i

22 June 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Partitë opozitare, (LDK, PDK dhe AAK), votojnë

11 January 2024

Enver Shabani, drejtor i Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik (DZHE), ka thënë se në seancën

Kulturë

Bie perdja! – Gjashtë shfaqje në festivalin

29 January 2023

Pas gjashtë ditësh intensive me prezantime të shfaqjeve të ardhura nga trupa teatrale të

Kulturë Lajme

“Toka e shpirtrave të trazuar”, shfaqje ku

26 January 2023

Gjilan, 26 janar 2023 – Në mbrëmjen e tretë të Festivalit të Dramës Shqipe

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.