Wednesday 14 October 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

UKZ nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi në kuadër të CoVE Kosovo

Shkruan: Arton Hoxha – Sa vlen jeta kur arma merret më lehtë sesa kontrollohet!

UKZ dhe Universiteti i Lucernit thellojnë bashkëpunimin për zhvillimin e start-up-eve dhe bizneseve vendore

Nga e marta shtohen reshjet dhe ulen temperaturat, borë në zonat malore

DMSH E GJILANIT DHE SIOUX CITY, IOWA (SHBA), REALIZOJNË USHTRIM TË PËRBASHKËT SIMULUES “VËRSHIMET”

NPL “TREGU” Gjilan: Çdo ditë në terren për pastërtinë e qytetit këtë vjeshtë

Lajm i trishtë! Ndërron jetë Dr. Ukshin Ismajli, një nga figurat e shquara të shëndetësisë

Dogana e Kosovës ndalon mallra të padeklaruara në Han të Elezit

Parashikimi i motit për të hënën, 12 tetor 2026

Vrasjet në Gjilan, reagon kryetari Hyseni: Nesër do të thërras në mbledhje urgjente Këshillin Komunal

 KQZ zyrtarizon afatet: Fushata për zgjedhjet e 7 qershorit zgjat 10 ditë e 7 orë, fillon më 28 maj
Lajme

KQZ zyrtarizon afatet: Fushata për zgjedhjet e 7 qershorit zgjat 10 ditë e 7 orë, fillon më 28 maj

1 May 2026 0 Comment 4 min read

AA

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka caktuar zyrtarisht kohëzgjatjen e fushatës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit 2026.

Me 10 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, KQZ-ja vendosi që fushata të zgjasë 10 ditë e 7 orë. Ajo fillon më 28 maj 2026 dhe përfundon më 7 qershor 2026, në orën 06:59.

Vendimi u mor në mbledhjen e sotme, ku KQZ-ja miratoi edhe planin e aktiviteteve për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Plani përfshin afatet për: deklarimin e partive për pjesëmarrje dhe koalicione, certifikimin e subjekteve politike, dorëzimin dhe verifikimin e listave të kandidatëve, caktimin e qendrave të votimit brenda vendit dhe në përfaqësi diplomatike, regjistrimin e votuesve, votimin përmes postës, certifikimin e listës së votuesve, akreditimin e vëzhguesve dhe mediave, si dhe emërimin e anëtarëve të 38 Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve dhe këshillave të vendvotimeve.

Afatet kryesore sipas anëtarit të KQZ-së, Alban Krasniqi:

  • Regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës: 6 maj – 17 maj 2026
  • Certifikimi i listës së votuesve: 20 maj – 21 maj 2026
  • Votimi përmes postës: 25 maj – 6 qershor 2026
  • Fushata zgjedhore: 28 maj – 7 qershor 2026, ora 06:59
  • Regjistrimi i personave me nevoja të veçanta: 22 maj – 31 maj 2026
  • Emërimi i këshillave të vendvotimeve: deri më 22 maj 2026
  • Emërimi i këshillave në përfaqësi diplomatike: deri më 30 maj 2026
  • Emërimi i ekipeve të numërimit në QKN: deri më 22 maj 2026
  • Akreditimi i vëzhguesve: 8 maj – 30 maj 2026
  • Fushata për edukim dhe informim publik: 1 maj – 27 maj 2026
  • Trajnimi i këshillave të vendvotimit: 27 maj – 5 qershor 2026
  • Trajnimi i ekipeve të numërimit: 4 qershor – 5 qershor 2026

Krasniqi theksoi se KQZ-ja ka nxjerrë një rregullore të re për vëzhgimin e zgjedhjeve, e cila është publikuar në faqen zyrtare të institucionit. Ai u bëri thirrje mediave dhe vëzhguesve ta lexojnë për t’u njohur me procedurat, të drejtat dhe detyrimet.

“Këto janë afatet kryesore. Plani i detajuar përshkruan të gjitha detyrat, përgjegjësitë dhe afatet kohore. Si Këshill i Operacioneve Zgjedhore, e rekomandojmë për miratim nga KQZ-ja,” tha Krasniqi.

Share This:

Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Kulturë

KALENDARI I “VJESHTËS LETRARE…” PËR VITIN 2026

13 October 2026
Lajme

UKZ nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi në kuadër të

13 October 2026
Lajme

Shkruan: Arton Hoxha – Sa vlen jeta

13 October 2026
Lajme

UKZ dhe Universiteti i Lucernit thellojnë bashkëpunimin

13 October 2026
RELATED Stories for you
Kulturë Letërsi

KALENDARI I “VJESHTËS LETRARE…” PËR VITIN 2026

13 October 2026

“Vjeshta letrare e Gjilanit, përkatësisht edicioni i shtatëmbëdhjetë i saj, nis këtë të shtune

Lajme

UKZ nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi në kuadër të

13 October 2026

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka shënuar një tjetër hap në forcimin e

Lajme Opinione

Shkruan: Arton Hoxha – Sa vlen jeta

13 October 2026

Një jetë e humbur nuk kthehet më. Asnjë dokument, asnjë leje dhe asnjë pendim

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.