Friday 1 May 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

“O drejtësi o s’ka qetësi” – punëtorët e sektorit privat protestojnë në Ditën e Punëtorëve

1 Maji: Punëtorët e sektorit privat protestojnë në Prishtinë

Tre kongresistë amerikanë paraqesin rezolutë që mbështet anëtarësimin e Kosovës në NATO

Haziri: Bashkimi i të djathtës rikthen rolin e LDK-së në shtet, funksionalizohet Shtabi i madh

Është pensionuar Dr. Ajhane Gashi Sefiu specialiste e mikrobiologjisë

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon ngritje në lirinë e medias në raportin 2026

Studentët e Fakultetit Juridik dhe të Fakultetit të Shkencave Sociale vizituan Qendrën e Azilit në

“S’ka dorëheqje në LDK: Lushaku-Sadriu flet për ‘fushatë paniku’ dhe paralajmëron bashkimin e së djathtës”

Një koncert “ndryshe” që i dha frymë qytetit: arti që theu rutinën në Gjilan

Kamenicë: Policia godet kontrabandën me Serbinë, kapen 155 kg duhan në Novosellë

 “O drejtësi o s’ka qetësi” – punëtorët e sektorit privat protestojnë në Ditën e Punëtorëve
Lajme

“O drejtësi o s’ka qetësi” – punëtorët e sektorit privat protestojnë në Ditën e Punëtorëve

1 May 2026 0 Comment 8 min read

AA

Federata Sindikale e Punëtorëve të Sektorit Privat, në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve ka mbajtur protestë në Prishtinë.

Protesta ka nisur nga sheshi “Zahir Pajaziti” për të përfunduar pranë objektit të Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës.

Nga aty u tha se te drejtat e punëtorëve të sektorit privat po shkelen çdo ditë, derisa u kërkua edhe drejtësi për këta punëtorë.

Kryetar i Sindikatës së Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi ka thënë se brenda godinave duke iu referuar Qeverisë e Parlamentit janë njerëz të cilët nuk po e kryejnë amanetin e Adem Jasharit e Zahir Pajazitit ashtu si duhet.

“Ata njerëz që i kemi brenda këtyre godinave i nderuari Adem dhe Zahir nuk po ua kryejnë amanetin e juaj ashtu si duhet. I nderuari Adem Jashari, i nderuari Zahir Pajaziti ne po skllavërohemi nga njerëzit tonë. Ne sot po marrim pagë 239 euro. I nderuari Adem Jashari dhe Zahir kisha pasur dëshirë ja një javë ditë të iu zgjojmë dhe t’i shihni këta njerëz që vërtetë gjakun tonë po na e marrin me pambuk dalë e ngadalë”, ka deklaruar Azemi.

Sipas tij, punëtorëve të sektorit privat po u bëhet e padrejtë sa i përket pagës së 13-të.

Ai, ka shtuar se sa herë ka zgjedhje në vend lëviz diçka.

“Sektori publik mori pagën e 13-të u gëzuam shumë sepse menduam që edhe ne do t’i marrim. Është një padrejtësi të cilën vetëm punëtorët e sektorit privat të Kosovës mund ta mbajnë mbi barrën e vet përderisa kryeministri jonë, kryeparlamentari dhe gjithë të tjerët brenda një muaje me buxhetin e tyre u rrit për gjashtë mijë euro e neve të nderuar edhe sot po marrim 239 euro. Kjo gjithçka mund të jetë vetëm në këtë liri dhe nuk po ketë barazi, por edhe nuk mund të jenë ato fjalë që po na i thonë para zgjedhjeve. Ne kemi dalë sot këtu për ta rrumbullakësuar një vit se deri ku kemi shkuar, po kemi lëvizur sepse kemi pasur një pagë minimale 260 euro dhe tani e  kemi 425 euro paramendojeni këtë, nuk e bëri vullneti i Qeverisë së Kosovës dhe i parlamentit të Kosovës, këtë e bën zgjedhjet të cilat sa herë që kemi zgjedhje tek ne lëviz diçka. Është e tmerrshme, është e rëndë që të dalësh para opinionit dhe tu thuash unë po luftoj për të drejtat e punëtorëve të sektorit privat të Kosovës. Paramendojeni që nga 120 deputetë të parlamentit të Kosovës i vetmi një person Besnik Tahiri luftoi me çdo formë dhe çdo fuqi që edhe ne ta kemi pagën e 13-të sepse ne jemi trefish më shumë sesa punëtorët e sektorit publik”, ka thënë ai.

Kurse, Raba Dushi, foli në emër të punëtorëve të sektorit privat duke thënë se janë lodhur, pasi që siç thotë ajo secili punëtor së paku njëherë është përballur me padrejtësi.

Dushi, ka kërkuar nga Qeveria që mos t’iu humbë shpresën për të ndërtuar një të ardhme më të mirë.

“Kjo ditë nuk është vetëm festë, kjo ditë është për të gjithë ata që u janë shkelur të drejtat e tyre si punëtorë dhe për të gjithë ata që shkelin çdo ditë mbi punëtorin. Ne punëtorët e sektorit privat jemi lodhur secili të paktën njëherë është përballur me ndonjë padrejtësi, secili nga ne këtu e dimë se të drejtat që na takojnë nuk po zbatohen. Pagat tona janë të ulëta. Punëtorët që punojnë në ambiente të rrezikshme nuk kanë kurrfarë sigurie. Çdo ditë dëgjojmë raste të vdekjeve askush nga institucionet nuk po vepron, por s ne nuk duhet të ndalemi. Fjala jonë ka peshë. Ju e dini se me pagat që kemi mezi ia dalim nga muaji në muaj, shpenzimet po rriten çdo ditë….Mjaftë pritëm, reagoni, kritikoni, lajmërojeni çdo padrejtësi. Nëse tash nuk dëgjohemi dikur detyrimisht po. A jeni duke e vërejtur sa shumë rini është larguar dhe këto janë vetëm fillimi i pasojave që pushteti ynë ka krijuar. Qeveri mos na humbi shpresën për të ndërtuar një të ardhme më të mirë, të paktën mos i motivoni fëmijët tanë të largohen duke ndërtuar mbi punëtorin e shtypur, ligjet që nuk zbatohen nuk vlejnë, o drejtësi o s’ka qetësi”, ka thënë ajo.

Ndërsa, Afërdita Hoxha, shtoi se janë lodhur duke u nënvlerësuar.

 “Jemi lodhu duke u nënvlerësuar, jemi lodhur duke mos u dëgjuar. Zëri ynë është zëri i mijëra punëtorëve që çdo ditë e mbajnë këtë vend në këmbë por që nuk trajtohemi siç e meritojmë. Ne nuk kërkojmë lluks, ne kërkojmë drejtësi. Unë sot nuk flas në emrin tim, por në emrin e çdo nëne që punon e nuk i del paga deri ën fund të muajit, në emrin e çdo të riu që mendon të largohet nga vendi sepse nuk sheh të ardhme këtu. I bëjmë thirrje institucioneve, na dëgjoni, na respektoni, punoni për qytetar e jo kundër tyre sepse një shtet nuk drejtohet mbi padrejtësi. Të mbesim në këtë gjendje duke u shkelmuar her nga një pronar kompanie e her nga tjetri, a ka ligje për ne”, ka thënë ajo.

Share This:

Tags: 1 maji
Previous post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

“O drejtësi o s’ka qetësi” – punëtorët

1 May 2026
Lajme

1 Maji: Punëtorët e sektorit privat protestojnë

1 May 2026
Lajme

Tre kongresistë amerikanë paraqesin rezolutë që mbështet

30 April 2026
Lajme

Haziri: Bashkimi i të djathtës rikthen rolin

30 April 2026
RELATED Stories for you
Lajme

1 Maji: Punëtorët e sektorit privat protestojnë

1 May 2026

Federata Sindikale e Punëtorëve të Sektorit Privat ka njoftuar se më 1 maj 2026,

Lajme

Punëtorët në Kosovë protestojnë për të drejtat

1 May 2025

Me moton “Qeveri – Kompani, është bërë vonë, kthjelluni ose lamtumirë”, Federata Sindikale e

Lajme

Protestohet në Prishtinë, punëtorët e sektorit privat

1 May 2023

Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës ka nisur protestën me

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.