Monday 2 March 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Juventus barazim spektakolar me Romën, shkëlqen Zhegrova (VIDEO)

Jasir Asani nga Irani: Jam mirë, shpresoj për paqe

“Kosova e Para” – Thirrja e Faton Bislimit për maturi politike dhe stabilitet institucional

Dy gola spektakularë në “Fadil Vokrri”, Prishtina e Drita ndajnë pikët

Shpërthime të reja dëgjohen në Dubai, re tymi mbi port

Të hënën pritet që BE-ja të heqë përfundimisht të gjitha masat ndëshkuese ndaj Kosovës

Këshilli i Përgjithshëm i LVV-së mblidhet sot, në fokus çështja e Presidentit

Albi Mall Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 22-të: Ballkani pret Drenicën, derbi në

Përleshje me thika në Gjilan, 7 të përfshirë – rasti cilësohet “Vrasje në tentativë”

Një jetë në shërbim të dijes – Shaban Hasan Rexhepi pensionohet në 65-vjetorin e lindjes

 Kosovari fiton mbi 600 mijë euro në EuroMillions – dhurata e parë, për nënën në Kosovë
Kuriozitete Lajme

Kosovari fiton mbi 600 mijë euro në EuroMillions – dhurata e parë, për nënën në Kosovë

16 October 2025 0 Comment 8 min read

AA

Një kosovar që jeton në Britani është bërë fitues i madh në lotarinë EuroMillions, duke marrë mbi 524 mijë paund – apo më shumë se 600 mijë euro.


Historia e tij e jashtëzakonshme fillon me një kërkesë të thjeshtë të vajzës së tij për disa ëmbëlsira, e përfundon me një fitore që ndryshoi jetën e familjes.

“Po të mos ishte vajza, s’do ta kisha blerë biletën”

Valdet Bujupi, 44 vjeç, nga Barrow, Cumbria, tregon se gjithçka ndodhi rastësisht.
“Pas herës së tretë që më tha ‘Të lutem babi, a mund të më blesh disa ëmbëlsira?’, u dorëzova. Po të mos ishte ajo, nuk do ta kisha blerë biletën,” – rrëfen ai për BBC-në.

Bujupi bleu një biletë ‘Lucky Dip’ për shortin e datës 5 shtator, ku përputhi pesë numrat kryesorë dhe një ‘Lucky Star’ – 27, 30, 31, 41, 43 dhe 05, 08.
“Jemi të gjithë të lumtur pa masë, dhe vajza jonë – që ishte princesha e babit – tani është bërë mbretëreshë,” thotë ai me humor.


“Rezervo New York-un, fitova lotarinë!”

Bashkëshortja e tij, Abbey Bujupi, 40 vjeçe, e kujton qartë momentin.
“Isha duke pastruar banjën me doreza në duar, kur më ra telefoni. S’u kisha qejf t’i hiqja, por e hapa… dhe dëgjova Valdetin që më tha: ‘Rezervo New York-un, fitova lotarinë!’”

Çifti kishte kohë që kursente për një udhëtim ëndrre në New York, por gjithmonë diçka ua prishte planet.
“Tani gjithçka ndryshoi – jo vetëm planet, por edhe bilanci në bankë. Mund të realizojmë më në fund ëndrrën tonë dhe shumë të tjera,” shton ajo.


LONDON, UK – MARCH 27TH 2018: The logo of Euro Millions – the lottery game operated by the Camelot Group, on 27th March 2018.

 Dhurata e parë – për nënën në Kosovë

Pas gëzimit të madh, Valdeti e di saktë kujt do t’i shkojë dhurata e parë: nënës së tij në Kosovë.
“Të jem në gjendje t’ia lehtësoj pak jetën mamit dhe t’i siguroj rehatinë që e meriton në pleqëri – kjo është ndjenja më e bukur që kam provuar,” tha ai.

Familja Bujupi po planifikon gjithashtu të blejë një shtëpi të re dhe të krijojë një të ardhme më të sigurt për fëmijët.


Djali i tyre 12-vjeçar fillimisht nuk e besoi lajmin.
“E mori për shaka, derisa i tregova fitimin në aplikacionin e lotarisë,” tregon Valdeti.


“Një kafshatë e madhe nga Big Apple”

Andy Carter, këshilltari i lartë në “The National Lottery”, uroi çiftin shqiptar për fitoren.
“Ata kanë përpara momente të mrekullueshme dhe të paharrueshme. Shpresoj që të shijojnë një kafshatë të madhe nga ‘Big Apple’ – New York-u,” tha ai me humor.


Nga ëmbëlsirat te fati që ndryshoi jetën

Nga një kërkesë e thjeshtë e një vajze për ëmbëlsira, te një fitore që solli buzëqeshje dhe plane të reja për një familje shqiptare.
Valdet Bujupi e përmbyll me një fjali që e përmbledh gjithë historinë:

“Një pjesë për ëndrrat tona, pjesa tjetër – për mamin.”

Share This:

Tags: Kosova Lotaria UKD
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Futboll

Spalletti lavdëron yllin e Kosovës: Edon Zhegrova

2 March 2026
Futboll

Juventus barazim spektakolar me Romën, shkëlqen Zhegrova

1 March 2026
Futboll

Jasir Asani nga Irani: Jam mirë, shpresoj

1 March 2026
Lajme

“Kosova e Para” – Thirrja e Faton

1 March 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Ambasada e Kosovës thirrje për kosovarët që

28 February 2026

Ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri u ka bërë apel të gjithë qytetarëve

Lajme

Krimet e përdhunimit gjatë luftës në Kosovë

25 February 2026

Libri “Hallka më e Fortë” u promovua në kuadër të takimit të Delegacionit për

Futboll Lajme Sport

Ja cilat janë vlerat financiare të kombëtareve

23 February 2026

Kombëtarja e Kosovës ka mësuar kundërshtarët e saj në Ligën e Kombeve. ‘Dardanët’ do

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.