Konflikt mes çiftit në Malishevë: Gruaja e çon burrin në Polici, thotë se i kërkoi t’ia hap derën e banjës
Evidentimi ditor i rasteve të reja të dhunës në familjes, për fat të keq është shndërruar në një rutinë të pandashme, pasi që çdo ditë e më shumë raportohen me dhjetëra raste të dhunës në familje.
Ndihmën e Policisë e ka kërkuar për të disatën herë edhe dje një grua nga fshati Kërvasari i Malishevës.
39-vjeçarja edhe më parë kishte denoncuar bashkëshortin e saj për dhunë. Bazuar në dëshminë e saj, rasti i fundit ka ndodhur gjatë kohës që ajo ishte në banjë, e që bashkëshorti i kishte kërkuar me forcë që t’ia hap derën, por ajo nuk i është bindur.
Sipas saj, pas këtij rasti, i shoqi është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet gjë për vendndodhjen e tij.
Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Dhunë në familje’, ndërsa posa të kapet i dyshuari, do të dërgohet në mbajtje.