Komedia Hyjnore – Dante Aligeri dhe vepra e plotë!
Njohuri mbi Dante Aligerin – Rreth periudhës kur jetonte Dante
Dante ishte poeti i fundit i Mesjetës dhe njëkohësisht poeti i parë i Kohës së re. Vepra e tij kishte një karakter kontradiktor. Atdheu i tij ishte Italia, vendi më i përparuar i Europës mesjetare, ku më parë u zhvillua kapitalizmi, qendër e lulëzim tregtie, aty ku zotërimet feudale u zëvendësuan me qytete të pavarura, nga komunat republikane të cilat njihnin ose pushtetin e Papës ose pushtetin e perandorit gjerman.
Ishin vite të zjarrta ku armiqësia midis komunave sillte luftra të përgjakshme. Përhapej etja për fitime. Tek të gjithë ndihej nevoja e bashkimit në një shtet të vetëm. Copëtimi i trashëgueshëm nga feudalizmi ishte një pengesë e madhe e zhvillimit të kapitalizmit.
Problemi ishte se si duhej bashkuar vendi nën sundimin e Papës dhe Perandorit. Në këtë pikë njerëzit u ndanë në dy parti: në guelfë dhe gibelinë. Lufta midis këtyre dy partive qe shumë e egër në qytetin e Firencës, në qytetet ku zhvillohej më shumë tregtia, artizanati e kultura. Më 1289 Firence u bë guelfe dhe qyteti më i fuqishëm i Toskanës, prap paqja nuk u vendos sepse vërtet gibelinët u mundën por shumë ide të tyre iu ngulitën njerëzve në kokë.
Guelifet u ndanë në të bardhë e në të zi d.m.th. në përkrahës dhe kundërshtarë të “Rregullave të drejtësisë”, që u aprovuan më 1293 e që përjashtonin nga pushteti fisnikët.
Më 1301 të bardhët përzunë në mërgim të zinjtë. Nuk kaloi shumë kohë dhe me ndihmen e princit Karl Valua dhe Papa Bonafavit 8-të, ia doli qëllimit që Firence të binte në dorë të të zinjëve. Dhe për të bardhët filluan persekutimet e mërgimi i gjatë. Në atë atmosferë lindi dhe u rrit Dante Aligeri, më 1265. Për fëmijërinë dhe rininë e tij nuk dihen detaje…
Rreth jetës së Dantes
I ati i Dantes ishte jurist, Aligero dhe e ëma Bella. Dante ngeli shpejt jetim sepse e ëma i vdiq dhe i ati u martua përsëri. Në moshën 11 vjeçare e fejuan me një vajzë me të cilën më vonë u martua, Xhemen. Në moshën 9 vjeçare ai pa Beatriçen, që ishte një vit më e vogël se ai, të cilën e pa përsëri pas 9 vitesh.
Që në moshën 15-vjeçare filloi të shkruante vjersha. Ishte pak i ashpër në pamje por me zemër të prekshme dhe me ndjenja të holla e të ëmbla, që studionte me etje dhe vullnet të madh për të përvetësuar kulturën e kohës, por që i pëlqente jeta e bukur, shoqëria e shokëve, shakatë dhe dashuria. Dashuria e tij e vazhdueshme dhe frymëzuese për Beatriçen u kthye në hidhërim kur në moshën 22-vjeçare atë e martuan me Simone de’ Barti.
Atë e kishte ftuar një shoku i tij në dasmën e Beatriçes, pa ditur gjë për ndjenjat e Dantes. E merre me mend hidhërimin e tij… Pas tre vitesh, më 1290, hidhërimi i tij u kthye në dëshpërim, Beatriçja vdiq. Në veprën autobiografike “Jeta e re” ai përshkruan parandjenjën e tmerrshme të vdekjes së saj.
Në moshën 24-vjeçare mori pjesë në betejë, në anën e guelfëve, dhe më pas filloi të merrte pjese në jetën aktive politike e shoqërore të Firencës. Sidomos pas vekjes së Beatriçes u dha shumë pas studimeve. Ai kishte aftësi të mrekullueshme dhe kujtesë të fortë. Lexoi veprat e mesjetes dhe studioi autorët e letërsisë antike, Horacin, Ovidin, Lukanin, Seneëen, por mbi të gjitha Virgjilin, “Eneiden” e të cilit e dinte përmendësh. Mësuesi i tij ishte Bruneto Lantini. Studioi filozofi, teologji, histori, mitologji, drejtësi, astronomi, fizikë, matematikë dhe kjo kulturë enciklopedike do t’i hynte në punë më vonë, ëe veprën e tij Komedia Hyjnore.
Më 1294-1295 Dante shkroi tregimin e parë autobiografik në historinë e letërsisë së Europës perëndimore. Me titullin “Jeta e re” ai shkruan gjithë historinë e dashurisë së tij me Beatriçen, të cilin e cilëson si simbol i virtytit të së mirës dhe u betua që s’do fliste më për të. Atë vepër ia kushtoi mikut të tij në poezi e në jetë Guido Kavalkantit, me të cilin filloi dhe rrugën e zhvillimit të poezisë të stilit “të ri të ëmbël”. Bashkë u dashuruan dhe vuajtën nga dashuria. Dante krijoji një lirikë të hollë, reale, të thellë e të sinçertë, megjithëse ai ruajti karakterin abstrakt e filozofik të shkollës që kishte bërë, ku dashuria tokësore dhe qiellore shkrihen e bëhen një.
I dhënë pas të bukurës dhe prezent në mbledhjet e shkrimtarëve që lexonin poezitë e tyre, ai çdo vit e më shumë merrte pjesë aktive në jetën e Firencës. Në vitin 1295 Dante ishte martuar ndërkohë dhe më pastaj kishte katër fëmijë. (njëra prej tyre quhej Beatriçe) Bokaçio thote: “deshira e tij ishte krejtësisht e mira e popullit”.
Ai mori pjesë në korporatën e mjekëve dhe specialistëve pasi që të merreshe me politikë duhej dhe të ishe pjesë e një korporate. Detyra e tij filloi gjithnjë të ngritej derisa një ditë e dërguan te Papa Bonafaci i VIII-të në Romë, duke përfaqësuar të bardhët, më 1301. Por ne atë kohë të zinjtë pushtuan Firencën. Më 1302 ai u dënua nga gjyqi me një shumë të madhe parash. Dy muaj me vonë Danten e dënuan me mërgim të perjetshëm dhe nëse do ta kapnin të gjallë do e digjnin në furrën e drunjëve. Ky ishte një moment tragjik për poetin pasi la fëmijët dhe gruan në mëshirë të fatit, sikurse edhe gjithë doreshkrimet e tij. Ai haset me vërshtirësi të ndryshme në udhëtim, nga varfëria dhe lodhja. Poeti i humb të gjitha shpresat për t’ kthyer pësëi nëvendin e tij. Gjatë mërgimit ai shkruan veprat e tij të pavdekshme. Më 1315 Dante dhe bijtë e tij u dënuan si rebel dhe do i prisnin kokën nëse do e kapnin. Por Dantja nuk u përkul.
“i drejtë në këmbë, si një kala/ që e rrahin gjithandej erat e nuk tundet” (Purgatori, këngë V. 14-15)
Më 1316 iu propozua që të kthehej në atdhe kundrejt një pagese dhe që të pranonte publikisht fajin. Ai i shkroi një miku të tij fiorentin: “Nuk është kjo rruga e kthimit tim në atdhe.. por në qoftë se do të gjendej një rrugë tjetër që të mos ishte kundër famës, kundër nderit të Dantes, këtë po, me deshirë do ta pranoja. E në qoftë se s’ka një rrugë të tillë për në Firencë, atëhere unë nuk do të hyj më kurrë”.
Kur erdhi, ai pati një shpresë se me ardhjen e Henrikut mund të kthehej prap në Firencë, por kjo shpresë e braktisi dhe ai filloi përsëri jetën e tij endacake. Udhëtimet e shumta, takimet me njerëz të ndryshëm, pjesëmarrja e gjallë në jetën e vendit e bënë Danten një njeri me eksperiencë shumë të madhe. Kjo eksperiencë e pasur, njohuritë e thella enciklopedike dhe talentin e rrallë e shkriu te “komedia” që pas vitit 1555 e quajtën “Hyjnore”. Një burrë gjeti në Firence 7 këngët e para të “Ferrit” dhe e dërgoi te poeti. Që aty ai filloi të vazhdoj veprën, ku vargu i parë i Këngës së VIII-të nis kështu: “Ju them, tash që vazhdoj tregimin tim.” I përpirë nga dëshira për punë, Dante shfryu gjithë pasionet e veta, sulmoi ashpër armiqtë e tij, u sul kundër tiranëve dhe korrupsionit te selisë papenore, kundër veseve njerëzore, u tregoi bashkëkohesve se si duhet ndrequr njerëzimi e si njerëzit duhet të rrojnë.
U quajt ‘komedi’ sepse përfundonte me një fund të lumtur. Në vitin 1321, kur po kthehej nga Venediku, u sëmurë rëndë, dhe më 14 shtator vdiq. 13 këngët e fundit të veprës që mungonin, i gjeti djali i tij Jakopi.
Dante përveç veprave “Komedi Hyjnore” dhe “Jeta e re”, la pas edhe 6 vepra tjera.
“Rimat” – Janëdisa sonete dhe balada qe i kushtohen Beatriçes, një gruaje tjetër Monna Pietra dhe shokëve të tij. Kjo vepër është e shkruar në “stilin e ri të ëmbël”. Në gjuhën popullore.
“Gostija” – përfshinë katër traktate. Janë komente të këngeve te “Jeta e re”, ku poeti ia drejton masave të gjera dhe i fton në gostinë e tij ku gjellët janë këngët dhe buka komenti i tyre i gjithanshëm filozofik, teologjik e moral.
“Mbi gjuhën popullore” – ku synimi i tij ishte që gjithë populli të kishte një gjuhë të vetme. Ishte traktati i parë gjuhësor në Evropë.
“Monarkia” – në atë traktat ai kishte si synim që të bashkonte Italinë dhe që vendi të drejtohej nga një perandor e Papa mos të hynte në punët e shtetit por në punët e shpirtit.
“Letrat” – ku qartësohen dhe më shumë idetë e tij politike.
“Këngët Bariotore” – i shkroi në ditët e fundit të jetës së tij.
Komedia Hyjnore: – Struktura
Kjo vepër u shkrua për 8 vjet. Kjo është një poemë e madhe e shkruajtur e gjitha në tercina (strofa 3 vargëshe) dhe e ndarë në tri pjesë: Ferri, Purgatori dhe Parajsa. Secila prej të tri pjesëve ka nga 33 këngë + një këngë që e ka si hyrje në fillim të Ferrit, gjithësej ka 100 këngë. Këto këngë përmbajnë 14.233 vargje njëmbëdhjetë rrokëshe.
Permbajtja
Në gjysmën e jetës së tij, kur ishte rreth 35 vjeçar, në vitin 1300, ai humbi në një pyll të errët dhe iu shfaq hija e Virgjilit, dërguar prej qiellt nga Beatriçja, e shpëtoi duke kaluar në një shteg ku s’kalonte këmbë njeriut të gjallë.
Të dy poetët – Dante dhe Virgjili zbresin nën dhe, pra në Ferr – ku ka 9 rrathë, dhe aty dënohen mëkataret. Fajet në ferr, Dante i ndanë sipas Teorisë së Aristotelit, ku njeriu mëkaton nga shfrenimi (grykësia, koprracia, etj) dhe këtu poeti dënimet i jep më të lehta, sepse janë veprime që në vetëvete, të bëra me masë, nuk janë të dëmshme. Nga shpirtligësia (dhuna, tradhëtia), këtu dënimet janë më të rënda sepse janë në vetëvete dëmpruse. Secili mëkatar pëson në ferr atë që bënë në jetë. Në fund të ferrit ishte akulli i përjetshem ku ishin mëkataret më ëe mëdhenj – tradhtarët.
Më pas dy poetët i ngjiten malit të Purgatorit. Këtu Dante i ndan fajet sipas teorisë së Plutonit, ku njeriu mekaton nga c’rregullimet e dashurisë. d.m.th, kur dashuron diçka që s’duhet (kur njeriu do më shumë vetveten, smira, kur njeri i do tjetrit të keqen, kur njeriu do të hakmerret), kur dashuron pa pasion të mirë (plogështia), kur dashuron me pasion të tepruar (koprracia, grykësia, kur njeriu do të kenaqë me shumë seç duhet gojën e vet, epshet dashurore). Të gjitha këto vese ndëshkohen në Purgator nga 7 rrathë derisa arrihet në parajsën tokësore. Këtu shpirtrat e të penduarve pastrohen përmes vuajtjesh për të merituar pastaj lumturinë e Parajsës.
Pas Purgatorit, vjen bashkë me Beatriçen në 9 qiej dantesk ku sundon drita e përjetshme. Qielli i parë është “Qielli i Hënës” ku ishin shpirtrat që ndonjëhere kishin lënë në harresë kushtet fetare. “Qielli i Merkurit” ku ishin ata që kishin bërë në tokë punë të lavdërueshme. “Qielli i Veneres” ishte qielli i shpirtrave dashurues. “Qielli i Diellit” ku ishin të diturit e Kishës. “Qielli i Martit” ishin luftëtarët që vdiqën për mbrojtjen e fesë. “Qielli i Jovit” ku janë princat e urtë e të drejtë. “Qielli i Saturnit” qielli i shpitrave soditës. “Qielli i yjeve” ku ishin triumfuesi dhe në fund “Qielli i pari levizës” që rrethon Perëndinë i cili rri mbi Empirin e palëvizshëm, që ka formën e një trendafili të bardhë.
Mbas kësaj kënge triumfale, e kësaj lirike të lartë, ku përmes dritës dhe harmonisë, është paraqitur synimi, ëndrra e njeriut për një lumturi tokësore, e këtu udhëtimi ka marrë fund.
Analiza
Dante ishte poet i fundit i mesjetes dhe poet i parë i kohës së re. Ai nga njëra anë e shikon shpëtimin e njeriut te Perëndia. Por nga ana tjetër ka besim të thellë në forcën krijuese e gjallëruese të mendjes njerëzore. Nga njera anë feja atë e mëson të nenshtrohet e të mëshirohet e nga ana tjetër është një rebel i panënshtruar, një kritikues i pamëshirshëm, që dëshiron të mbrojë të mirën dhe të luftojë të keqen për një jetë më të mirë, të drejtë dhe të lumtur. Danten e quajtën “Poet me tendenciozitet të theksuar” e Komedinë e quajtën “Gazetë fjorentine” kjo sepse Dante tregoi “gjithë thellësinë shpirtërore të kohës së vet”.
Deri me sot askush lavdi s’ka gjetë!
E po s’le nam të mirë çka duhet jeta?
Ç’duket si tymi në ajër, si shkumë mbi valë
Ai që pa lënë një gjurmë çoi ditët e veta.
__
Asnjë mos të harrojë se është njeri
Ju lë nuk keni për t’gjalllue si shtas
Po për të ndjekë virtyt e dituni.
Dante është në këtë kryevepër arkitekt i përpiktë, piktor dhe skulptor i përkryer, muzikant i mrekullueshem. Ai shprehet shkurt e në mënyrë të saktë, zbërthen në formën më të thjeshtë e njekohësisht madhështore idetë më të thella.
Ai paraqet plot vërtetësi psikologjinë e njerëzve dhe të çasteve, detajet, ai i merr përherë nga jeta që e rrethon. Di të krijoj po aq në mënyrë të mahnitshme kuadro të gjëra epike, pasazhe të holla lirike, apo skena të shkëlqyeshme satirike. Gjuha e tij që hodhi bazat e gjuhës së përbashkët italiane është popullore, e gjallë, madhështore dhe e kuptueshme. Megjithëse shpesh alegorike.