Saturday 13 December 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

E lanë të presë 40 minuta, kryeministri i Pakistanit humb durimin – hyn pa ftuar

Kryetari Hyseni, u prit nga kryetari i Yıldırımit, Okay Yilmaz

Riola Hysa, fituese e çmimit të parë në Festivalin Mbarëkombëtar të Këngës Folklorike « Fest Folk »

Sllovakët po shesin biletat, marrin masat që ato mos të përfundojnë te tifozët e Kosovës

Gjilan: Arrestohen dy të dyshuar për mashtrim dhe keqpërdorim të kartelave bankare

Policja e parë e graduar e Kosovës diplomohet në Akademinë e FBI-së

Një e vdekur në aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova”

Prizreni mori zyrtarisht çmimin “Qyteti Evropian i Sportit 2026” në Parlamentin Evropian në Bruksel

Rexhepi alarmon OSBE-në: Shqiptarët në Luginë përballen me bllokim fondesh, pasivizim adresash dhe krizë sigurie

Vitia dhe “KosEd” thellojnë bashkëpunimin për përmirësimin e cilësisë së arsimit

 Kështu raportuan mediat botërore për dhunën e djeshme ndaj ushtarëve të KFOR-it në veri të Kosovës
Lajme

Kështu raportuan mediat botërore për dhunën e djeshme ndaj ushtarëve të KFOR-it në veri të Kosovës

30 May 2023 0 Comment 5 min read

AA

Më shumë se 30 ushtarë paqeruajtës të NATO-s që janë plagosur në tri komunat në veri të vendit në përleshjet me protestuesit serbë, ndërsa presidenti i Serbisë e vendosi ushtrinë në nivelin më të lartë të gatishmërisë luftarake.

Kështu e fillon shkrimin mediumi prestigjioz britanik “The Guardian”, sipas të cilit, situata e tensionuar u zhvillua pasi kryetarët shqiptarë etnikë morën detyrën në zonën me shumicë serbe në veri të Kosovës pas zgjedhjeve që serbët i bojkotuan.

Mediumi në fjalë kujton edhe faktin se ky veprim i Prishtinës u kritikua nga SHBA dhe aleatët e saj.

Megjithatë, thekson mediumi britanik, KFOR-i, misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë dënoi dhunën e ushtruar nga protestuesit serbë, nga e cila si pasojë edhe u lënduan disa ushtarë të KFOR-it.

“Komandanti i KFOR-it, gjenerali i divizionit Angelo Michele Ristuccia, i kritikoi sulmet si ‘të papranueshme’ dhe nënvizoi se misioni i NATO-s ‘do të vazhdojë të përmbushë mandatin e saj në mënyrë të paanshme’”, shkruan ndër tjerash The Guardian, përcjell Telegrafi.

Por ky nuk është i vetmi medium botëror që ka raportuar për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës.

“NATO dënon përleshjet në Kosovë, 25 trupa të KFOR-it të plagosur, 3 në gjendje kritike”, është titulli i Euronews, përcjell Telegrafi.

Ndërsa “Sky News” ka publikuar pamje nga veriu i Kosovës duke theksuar se “dhuna ishte incidenti i fundit pasi tensionet u rritën gjatë javës së kaluar, me Serbinë që vendosi ushtrinë e vendit në gatishmëri të lartë dhe dërgoi më shumë trupa në kufirin me Kosovën”.

Ndërkohë, përveç CNN, edhe “Trt World” ka vënë në pah faktin se “dhjetëra trupa të NATO-s janë dislokuar në veri të Kosovës ndërsa serbët etnikë u mblodhën sërish përpara një bashkie në Zveçan pas përleshjeve të dhunshme me paqeruajtësit që lanë 30 ushtarë të plagosur”.

“Ushtarët e Forcave të Kosovës (KFOR) të udhëhequra nga NATO, të veshur me pajisje të plota kundër trazirave kanë vendosur një pengesë metalike rreth ndërtesës komunale në Zveçan dhe po ndalojnë disa qindra serb etnikë të hyjnë, sipas një gazetari të AFP”, shkruan ky medium.

Ndryshe, grupe kriminale serbe kanë sulmuar të hënën ushtarët e KFOR-it në protestat e organizuara në veri të vendit.

Protesta ishte e dhunshme dhe u dënua nga BE, NATO, SHBA, Britani e Madhe, Franca e Zvicra.

Si pasojë e dhunës nga protestuesit serbë, 30 ushtarë të KFOR-it u lënduan, ndërkaq u penguan dhe u sulmuan edhe ekipet e mediave. Gjithashtu, protestuesit dogjën dhe sulmuan veturat e mediave.

Në protestë fillimisht ishin zyrtarët e Listës serbe, por ata nuk u mirëpritën nga organizatorët e protestave, të cilët u thanë atyre se nuk janë përfaqësues të popullit dhe për fajin e tyre serbët po ikin nga veriu i Kosovës. 

Share This:

Tags: CNN] EuroNews Mediat nderkombetare SkyNews The Guardian TrtWprld
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

E lanë të presë 40 minuta, kryeministri

13 December 2025
Futboll

Kompania e njohur bën ofertë zyrtare prej

13 December 2025
Futboll

Albi MAll Superliga – dita e ndeshjeve:

13 December 2025
Lajme

Kryetari Hyseni, u prit nga kryetari i

13 December 2025
RELATED Stories for you
Futboll Sport

The Guardian për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Pajisjet kundër

7 June 2025

Jashtë një kafeneje tre blloqe larg nga Arena Kombëtare, dy burra qëndronin mbi karrige

Lajme

Kurti për The Guardian: Nëse nuk marrim

9 February 2025

Kosova shkon në zgjedhje të dielën në një zgjedhje që mund të shënojë një

Lajme

“The Guardian”: Gjyqi ndaj politikanit më të

10 April 2023

Gazeta prestigjoze britanike “The Guardian” i ka kushtuar një artikull special gjykimit në Hagë

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.