Sunday 10 May 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Albin Kurti i propozuari i VV-së për kryeministër

Abdixhiku propozon Vjosa Osmanin bartëse të listës së LDK-së dhe kandidate për presidente

Lumir Abdixhiku kandidat i LDK-së për Kryeministër, Osmani bartëse e listës dhe kandidate për Presidente!

Shënohet Dita e Evropës, këto janë aktivitetet e planifikuara për sot

Kushtrim Kadriu: “S’kemi kapacitete”, Partia “Vatra” nga Gjilani tërhiqet nga zgjedhjet parlamentare

Universiteti Publik “Kadri Zeka” promovoi Programet Studimore para maturantëve të Komunës së Kamenicës

LAJMI I FUNDIT | “3 probleme më pak”, nga Guxo reagojnë pasi Avdyli, Statovci e

Studentët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të UKZ-së morën pjesë në Konferencën e 5-të studentore

Mbi 21 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve nga diaspora, KQZ jep detaje për procesin

Bedri Hamza: PDK e hapur për gra e burra të aftë nga Kosova dhe diaspora

 KAS i kundpërgjigjet FFK-së për vendimin mbi padinë e FC Prishtinës
Futboll Sport Superliga e Kosovës

KAS i kundpërgjigjet FFK-së për vendimin mbi padinë e FC Prishtinës

7 November 2024 0 Comment 6 min read

AA

Federata e Futbollit të Kosovës ditë më parë ka dal me një reagim të gjatë kundër Komisionit të Arbitrazhit Sportiv mbi vendimin për padinë e FC Prishtinës.

FFK-ja madje ka kërcënuar se do të tërhiqet edhe nga Komiteti Olimpik i Kosovës, pas këtij vendimi pasi siç e shohin ata është vendim që përmban parregullësi ligjore dhe procedural.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme ka ardhur edhe një reagim nga Komisioni i Arbitrazhit Sportiv.

KAS i ka quajtur të pavërteta të gjitha shkrimet e FFK-së dhe i quan tendencioze.

MË POSHTË GJENI REAGIMIN E PLOTË TË KAS-IT

“Këshilli I Arbitrazhit Sportiv shpreh shqetësimin e thellë për sulmin që I është bërë anëtarëve të saj nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), përmes komunikatës së lëshuar më datë 30 Tetor 2024, në lidhje me vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (GJAS) për vendimin e marrë sipas padisë së KF Prishtina kundër FFK-së. Sulmet e tilla ndaj KAS-it dhe anëtarëve të saj nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës  përmes  deklaratave paragjykuese, tendencioze dhe dashakeqe janë bërë tashmë një rutinë. Këto sulme kanë për qëllim të ndikojnë në punën dhe profesionalizmin e KAS-it, si një institucion kredibil dhe kompetent për të vendosur drejtësinë sportive.

KAS demanton fuqishëm deklarimin e Federatës së Futbollit të Kosovës , duke u shprehur se “Vendimi është nënshkruar vetëm nga znj. Jehona Shyti, sekretare e z. Eroll Salihu dhe nga anëtari i KAS-it, i emëruar nga FC Prishtina. Kjo përbën konflikt interesi, pasi z. Salihu, i cili është shpesh i përfshirë në akuza ndaj FFK-së dhe aktualisht është në procedura gjyqësore kundër saj, ka caktuar si kryesuese të panelit sekretaren e tij, znj. Shyti”.

Për të sqaruar opinionin publik, në vendimin për padinë e KF Prishtina kundër FFK, në asnjë mënyrë nuk ka pas qasje e as ndërhyrje nga ane e Kryetarit të KAS-it, z. Eroll Salihu, I cili e ka përjashtuar veten jo vetëm nga vendimmarrja në lidhje me këtë rast, por edhe nga diskutimi në takimet e KAS-it kur është trajtuar padia në fjalë. Gjykata e Arbitrazhit Sportiv për rastin në fjalë  është emruar në përputhje me Rregulloren e KAS-it dhe duke e shmangur konfliktin e interesit, meqë Kryetari I GJAS-it për këtë rast është emruar me votat e anëtarëve të KAS-it. Për KAS është I papranueshëm sulmi personal, gjuha denigruese dhe linqimi I paskrupullt ndaj znj Jehona Shyti, të cilën FFK e ka quajtur sekretare te Eroll Salihut. Znj Jehona Shyti nuk është sekretare e Eroll Salihut apo ndonjë individi tjetër, por është Sekretare e Përgjithshme e KAS-it, e zgjedhur me shumicën absolute të votave të anëtarëve të KAS-it. Sekretari i KAS-it nuk është një pozitë administrative as teknike, por është njëri nga arbitrat/anëtarët e KAS-it që zgjedhet me votat e Asamblesë së Përgjithshme të Komitetit Olimpik të Kosovës. Cënimi i integritetit të Kryetarit, Sekretares, si dhe i çdo anëtari tjetër të KAS-it, përfaqëson një sulm ndaj sistemit të drejtësisë sportive dhe vlerave që ne përfaqësojmë.

KAS, deklarimet e tilla të pavërteta i konsideron të qëllimshme dhe tendencioze në drejtim të punës se suksesshme këtij institucioni, duke vlerësuar se sulmet e tilla, përveç tjerash kanë për qëllim edhe dezinformimin e opinionit publik, pengimin në punë dhe dëmtimin e imazhit të KAS-it.

Nisur nga fakti se nuk është hera e pare që ballafaqohemi me sulme të tilla dhe deklarata të pavërteta nga FFK, KAS i bën thirrje FFK-së dhe të gjithë personave tjerë që kanë synim pengimin e këtij institucioni në realizimin e mandatit të saj, që të përmbahen nga deklarime të tilla të pavërteta dhe tendencioze.

Këshilli i Arbitrazhit Sportiv bën apel për zbatimin e vendimeve të tij nga të gjitha palët e përfshira në procesin sportiv. Zbatimi i këtyre vendimeve është thelbësor për ruajtjen e integritetit të sistemit sportiv dhe për të siguruar drejtësi për të gjithë.

Për më tepër, KAS siguron opinionin publik, se sulmet e tilla, në asnjë moment dhe rrethanë nuk do të ndikojnë në punën, profesionalizmin dhe funksionimin e tij. KAS si institucion i pavarur dhe i paanshëm në ushtrimin e mandatit të vet, do të veproj në pajtim me legjislacionin në fuqi për të mbrojtur interesin e sportit dhe të sportistëve”, shkruhet në raegimin e gjatë të KAS-it.

Share This:

Tags: KAS-i
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Albin Kurti i propozuari i VV-së për

9 May 2026
Lajme

Abdixhiku propozon Vjosa Osmanin bartëse të listës

9 May 2026
Lajme

Lumir Abdixhiku kandidat i LDK-së për Kryeministër,

9 May 2026
Lajme

Shënohet Dita e Evropës, këto janë aktivitetet

9 May 2026
RELATED Stories for you
Futboll Sport Sporte tjera

𝐑𝐞𝐚𝐠𝐢𝐦 𝐢 𝐊𝐎𝐊-𝐮𝐭 𝐩ë𝐫 𝐝𝐞𝐤𝐥𝐚𝐫𝐚𝐭𝐚𝐭 𝐞 𝐅𝐅𝐊-𝐬ë

31 October 2024

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) dëshiron të sqarojë opinionin dhe komunitetin sportiv lidhur me

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.