Wednesday 28 January 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Nëntë metoda shtëpiake për të përballuar më mirë ftohjen ose gripin

Mëngjes me ngrica, në mbrëmje sërish shi

Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’ishin personale

Përmbyllet rinumërimi i votave në 30 komuna të Kosovës

MASHTI merr vendim për rishikim kurrikulash për klasat nga 1 deri në 9

Rihapet rruga Ferizaj-Gjilan në fshatin Sojevë

Ambasada amerikane përgëzon Kosovën për anëtarësim në Bordin e Paqes

18 ndeshjet e sontme do ta mbyllin fazën e ligës në Ligën e Kampionëve

Në prag të shortit të Ligës së Kombeve, UEFA bën me dije se me kë

Statuja e shkrimtarit Ismail Kadare vendoset në vendin ku zakonisht e pinte kafenë e mëngjesit

 Kapet drogë në vlerë të mbi 200 mijë eurove në Prizren, arrestohen gjashtë persona
Lajme

Kapet drogë në vlerë të mbi 200 mijë eurove në Prizren, arrestohen gjashtë persona

6 June 2024 0 Comment 6 min read

AA

Gjashtë persona janë arrestuar mbrëmë në dy raste të ndara në Prizren, pasi të njëjtit janë kapur me substanca narkotike të llojeve të ndryshme.

Përmes një komunikate për media, Policia ka njoftuar se ka ndaluar dy vetura ku ndodheshin katër të dyshuarit dhe të njëjtit janë kapur me mbi 3 kg ekstazi, rreth 700 gram kokainë, rreth 400 gramë crack, 154 paketime, kanabis sativa e gjësende tjera të kundërligjshme.

“Me datën 05.06.2024 rreth orës 22:40, patrulla e autostradës në Prizren, drejtimi i Vërmicës, ka ndaluar dy vetura me targa vendore në të cilat vetura ishin katër të dyshuarit R. V. m/k (viti i lindjes 2002), E. D. m/k (viti i lindjes 1997), P. S. m/k (viti i lindjes 2002) dhe D. T. m/k (viti i lindjes 2001).

Gjatë kontrollit të personave, janë hasur substanca të ndryshme narkotike, me ç’rast personat e dyshuar janë arrestuar në vendngjarje, ndërsa si provë materiale nga DHTN janë konfiskuar:

 substancë narkotike e dyshuar për ekstazi, me peshë të përgjithshme 3 kg e 367 gramë;

 substancë narkotike e dyshuar për kokainë me peshë të përgjithshme 695.98 gr.,

 substancë narkotike e dyshuar e llojit Crack me peshë të përgjithshme 367.93 gr.,

 substancë narkotike LSD, 154 paketime;

 substancë narkotike Kanabis Sativa në formë çokolate me peshë 5.9 gr.,

 njëqind e tridhjetë e tetë (138) qese plastike të zbrazëta,

 të holla (para) në vlerë shtatë mijë e shtatëqind e tetëdhjetë e tetë (7788.85) euro,

 shtatë (7) telefona mobilë,

dy vetura të markës VË-Golf”, thuhet në komunikatë.

Vlera e kësaj substance narkotike sipas tregut, dyshohet të jetë mbi dyqind mijë euro, teksa Policia në koordinim me Prokurorinë dhe me urdhër të Gjykatës, kanë kryer edhe bastisje në disa lokacione.

Ndërsa në rastin e dytë janë arrestuar edhe dy të dyshuar të tjerë, të cilët janë kapur me substancë të dyshuar narkotike të llojit heroinë dhe marihuanë.

“Me datën 05.06.2024 rreth orës 14:30, gjatë implementimit të planit ‘Rrethi’ nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, në qytetin e Gjilanit, nën dyshimin për shitblerje të lëndëve narkotike, janë lokalizuar dhe janë arrestuar personat e dyshuar A. S. m/k dhe B. D. m/k të cilët ishin në një veturë metarga vendore

Në cilësi të provave materiale tek të dyshuarit janë konfiskuar:

  • SUBSTANCË NARKOTIKE E DYSHUAR PËR HEROINË NË PESHË 537.8 GR. DHE VLERË RRETH 8000 EURO,
  • SUBSTANCË NARKOTIKE E DYSHUAR SI MARIHUANË NË PESHË TË PËRGJITHSHME 3. 36 GR.,
  • DY TELEFONA CELULARË, SI DHE NJË VETURË”, NJOFTON POLICIA.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, ndaj gjashtë të arrestuarve është shqiptuar masa e ndalimit policor dhe brenda afatit ligjor, Prokuroria pritet që të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

Share This:

Tags: Policia
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Ekonomi

Nëntë metoda shtëpiake për të përballuar më

28 January 2026
Lajme

Mëngjes me ngrica, në mbrëmje sërish shi

28 January 2026
Arte tjera

Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet

28 January 2026
Kuriozitete

Përmbyllet rinumërimi i votave në 30 komuna

28 January 2026
RELATED Stories for you
Ciceroni Featured Kuriozitete Lajme

Sot mbahet seanca për të arrestuarit e

24 January 2026

Gjykata Themelore në Prizren ka konfirmuar se sot, nga ora 14:00, janë caktuar seancat

Lajme

Prizreni nën vëzhgim, parkohen automjetet e Policisë,

23 January 2026

Automjetet e Policisë janë vendosur në pika kyçe, teksa po përgatiten masat për mbërritjen

Lajme

Policia – Gjilan: “Arrestohet i dyshuari A.S,

20 January 2026

Ju njoftoj se Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, përkatësisht Njësia e Hetimeve Rajonale

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.