KAMENICË | Ka ndërruar jetë zyrtari Komunal, Nexhat Rexhepaj.
KAMENICË | Ka ndërruar jetë zyrtari Komunal, Nexhat Rexhepaj.
Lajmin e ka bërë të ditur familja e të ndjerit, duke shkruar:
“Të dashur familjarë, miq e dashamirë, me zemër të thyer e me pikëllim të thellë, ju njoftojmë se është ndarë nga jeta Babai jonë Nexhat Rashit Rexhepaj
Me rastin e ndarjes nga jeta të zyrtarit komunal, Nexhat Rexhepaj, familjen e të ndjerit e kanë ngushëlluar miqë të shumtë, kolegë e dashamirë.
Ndërsa kreu i komunës së kamenicës, Kadri Rahimaj, i ka dërguar:
Telegram ngushëllimi
“I rëndë lajmi që mora për ndarjen nga jeta të kolegut Nexhat Rexhepaj, të cilin pata rastin ta njoh si dhe të bashkëpunojmë. Nexhati gjithmonë do të mbahet mend për korrektësinë dhe profesionalizmin e treguar. Ngushëllime familjarëve, miqve e kolegëve. U prehtë në paqe!”.
Familjen e zyrtarit të ndjerë e ka ngushëlluar edhe nënkryetari i Komunës së Kamenicës, Faton Jakupi:
“E nderuara familja Rexhepaj, të nderuar kolegë të Komunës së Kamenicës: Me keqardhje dhe dhimbje mësuam se paska ndrruar jetë kolegu ynë Nexhat Rexhepaj. Duke bashkë ndjerë dhimbjen, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të kolegut tonë. FJ”.
Sipas njoftimit, varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, e diel, më datë 08 tetor 2023, me ikindi në fshatin Kopërnicë të Komunës së Kamenicës.