Thursday 7 May 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Shkruan: Silvana Begaj – Stokholm – “Vetes sime!”

Lajm historik për Luginën: Bujanoci fiton endokrinologun e parë – Dr. Veton Salihi i jep

Lajm i hidhur: Shuhet legjenda e gazetarisë sportive, Sami Ademi

Universiteti Publik “Kadri Zeka” nderon Daniel Müller me titullin “Doctor Honoris Causa”

Në UKZ u mbajt vizita e ekipit të Ekspertëve për riakreditimin e programit master “E

Nesër në Teatrin e Gjilanit rikthehet komedia “Gënjeshtra”– njofton TV Gjilani

Gjilan: Nis organizimi i “Garave Komunale të Ndihmës së Parë”

Drejtori Huruglica, takohet në Bursa me përfaqësues të bizneseve

Natë vendimtare në Mynih: Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain përballen për finalen e madhe

Arsenali e pren biletën për Budapest, finalisti i parë i Champions sivjet

 “Kam në zemër shqiptarinë” – Presidenti Begaj dhe zonja e parë presin fëmijët e trojeve etnike dhe diasporës në festën e tyre më 1 qershor
Lajme

“Kam në zemër shqiptarinë” – Presidenti Begaj dhe zonja e parë presin fëmijët e trojeve etnike dhe diasporës në festën e tyre më 1 qershor

1 June 2025 0 Comment 5 min read

AA

Tiranë, më 1 Qershor – Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, dhe Zonja e Parë e Republikës, Armanda Begaj, ftuan sot në një festë të madhe fëmijë nga të gjitha trevat shqiptare – nga Prizreni e Drenasi, Ulqini e Tuzi, nga Tetova, si dhe fëmijë nga diaspora shqiptare në Gjermani, Itali, Greqi – për të festuar 1 Qershorin, Ditën e Fëmijëve.

Festa madhështore, e dedikuar fëmijëve, “Kam në zemër shqiptarinë”, i qëndroi kësaj teme në koncertin artistik ku performuan fëmijë nga të gjitha trevat, në teatrin e kukullave, në performancat e cirkut dhe lojërat animuese.

Presidenti i Republikës falënderoi fëmijët e ardhur nga të gjitha trevat:

“Shumë faleminderit që jeni bërë pjesë e këtij aktiviteti kaq të rëndësishëm, që unë bashkë me Armandën e vlerësojmë jashtëzakonisht shumë!


Të festojmë së bashku për fëmijët tanë!
Gëzuar 1 Qershorin, festën e fëmijëve!
Urojmë që secili fëmijë të ketë festë në jetën e tij, të ketë çdo të mirë në jetën e tij!
U urojmë shumë suksese, sidomos fëmijëve që kanë ardhur nga jashtë Shqipërisë – shqiptarë që jetojnë në Kosovë, në Maqedoninë e Veriut, në Greqi, në Itali, në Gjermani dhe në Malin e Zi.
Një përqafim për të gjithë!”.

Zonja Begaj, në fjalën e saj, u shpreh:

“Këtë vit, kjo lëndinë është e mbushur plot me gëzimin e fëmijëve të ardhur nga treva të ndryshme shqiptare.


Fëmijë që, me krenarinë e të qenit shqiptar, na vijnë nga Kosova jonë e dashur, nga Prizreni dhe Drenasi.


Fëmijë që na vijnë nga Tuzi dhe Ulqini në Malin e Zi. Fëmijë që na kanë ardhur nga Tetova, në Maqedoninë e Veriut.

Mirë se keni ardhur! Faleminderit që keni ardhur!

Mes jush ka edhe fëmijë që janë shumë krenarë që janë shqiptarë – bashkëmoshatarët tuaj nga Gjermania dhe Greqia.
Faleminderit që keni ardhur për të festuar në gjuhën e prindërve tuaj, në shqip!
Të dashur fëmijë, ju që jeni gëzimi, dashuria dhe drita e jetës sonë – ju uroj ta doni sa më shumë gjuhën tuaj, shqipen tonë të bukur, ta mësoni e ta trashëgoni atë bashkë me kulturën dhe zakonet e të parëve tanë.
Kështu do të jemi gjithnjë krenarë që jemi shqiptarë.”

Më pas, Zonja e Parë u tha fëmijëve të lëshonin tullumbacet, ashtu si ëndrrat e tyre, drejt qiellit:

“Tani, të dashur fëmijë, ju ftoj të mbyllni sytë tuaj dhe të mendoni për dëshirat dhe ëndrrat tuaja!

Tani, dërgojini lart, lart në qiell, bashkë me tullumbacet që keni në duar.”

Festa e sotme kishte rezervuar aktivitete të ndryshme, si: teatër kukullash, cirk, këngë, recitime dhe shfaqje kërcimi, lojëra animuese. Gjithashtu, fëmijët e diasporës shqiptare kishin përgatitur shfaqjen e tyre me temë: “Shqipërinë e kam në zemër.”

Share This:

Tags: Bajram Begaj
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Shkruan: Silvana Begaj – Stokholm – “Vetes

6 May 2026
Lajme

Lajm historik për Luginën: Bujanoci fiton endokrinologun

6 May 2026
Lajme

Lajm i hidhur: Shuhet legjenda e gazetarisë

6 May 2026
Futboll

Ramadan Ahmeti – një histori e artë

6 May 2026
RELATED Stories for you
Kuriozitete Lajme

Begaj takohet me Mbretin Abdullah II, rikonfirmohet

23 February 2026

Presidenti i Shqipërisë, SH. T, Z. Bajram Begaj, ka takuar Mbretin Abdullah II të

Lajme

Dita e Gjuhës Amtare, Begaj: Ta ruajmë

21 February 2026

Në Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka përcjellë një

Lajme

18-vjetori i Pavarësisë, Begaj: Kosova është më

17 February 2026

Presidenti, Bajram Begaj përmes një postimi në “Facebook” ka uruar Pavarësinë e Kosovës. Begaj

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.