Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale
Presidenti aktual i ShBA-së, Joe Biden, ka njoftuar papritur se do të tërhiqet si kandidati i demokratëve në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, që mbahen në nëntor 2024.
Nëpërmes një deklaratë në X, Biden tha se ka vlerësuar se është në interesin më të mirë të partisë së tij që të largohet dhe “të fokusohem vetëm në përmbushjen e detyrave të mia si president për pjesën e mbetur të mandatit tim”.
Bideni njoftoi se do t’i adresohet opinionit gjatë javës që vjen.
Bideni është përballur me thirrje në rritje gjatë javëve të fundit për të hequr dorë nga shqetësimet për moshën, shëndetin dhe aftësinë e tij për të drejtuar vendin.
Para njoftimit të tij, 37 demokratë të Capitol Hill i kishin bërë thirrje presidentit të largohej.