Wednesday 19 November 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Parashikimi i motit për të mërkurën, 19 nëntor 2025

Gjilan: Vërshimet kanë shkaktuar dëme të mëdha! Komuna apelon të shmangen disa rrugë pasi janë

Pjesëmarrja e të rinjve në vendimmarrje

Gjilan: Drejtori Osmani i bënë thirrje qytetarëve për kujdes si shkak i shiut

Mbahet panairi tradicional “Forco Traditën”

Ja si duket fusha në “Fadil Vokrri” para ndeshjes së sontme Kosovë – Zvicër

Takimi i dytë transnacional i projektit CoVE STEM Europe

Hamza: Asnjëherë nuk kam vendos vija të kuqe për asnjë subjekt politik

Parashikimi i motit për të martën, 18 nëntor 2025

Zharku gjatë dëshmisë në rastin e 53 milionëve: Kostoja financiare për zgjatjen e afatit të

 “Jam i lumtur”, reagon Stoltenberg pasi Erdogan pranoi të mbështesë anëtarësimin e Suedisë në NATO
Lajme

“Jam i lumtur”, reagon Stoltenberg pasi Erdogan pranoi të mbështesë anëtarësimin e Suedisë në NATO

11 July 2023 0 Comment 5 min read

AA

Turqia ka rënë dakord të përcjellë në parlament kërkesën e Suedisë për t’u bashkuar me aleancën ushtarake të NATO-s, tha Sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg në prag të samitit të NATO-s në Vilnius.

“Jam i lumtur të njoftoj se presidenti (Recep Tayyip) Erdogan ka rënë dakord të përcjellë protokollin e pranimit për Suedinë në asamblenë e madhe kombëtare sa më shpejt të jetë e mundur dhe të punojë ngushtë me asamblenë për të siguruar ratifikimin”, tha Stoltenberg në një konferencë shtypi të hënën.

Stoltenberg nuk pranoi të jepte një datë se kur do të ratifikohej pranimi i Suedisë nga parlamenti turk, asambleja e madhe kombëtare, e cila do të vendoste për kohën e saktë.

Sipas mediave të huaja, miratimi i Turqisë erdhi pasi Stokholmi ra dakord të krijonte një mekanizëm dypalësh sigurie me Ankaranë, tha Stoltenberg.

Suedia do të mbështesë gjithashtu procesin e BE-së të Turqisë, liberalizimin e vizave dhe përpjekjet për përditësimin e Bashkimit Doganor, shtoi ai.

Ai tha se NATO po krijon, për herë të parë, postin e Koordinatorit Special kundër Terrorizmit.

Suedia përsëriti se nuk do të mbështesë “organizatat terroriste YPG/PYD dhe FETO”, thuhet në një deklaratë të përbashkët pas takimit mes Turqisë, Suedisë dhe shefit të NATO-s, shkruan më tej Trt World.

Dhe menjëherë ka ardhur reagimi i aleatëve. 

Presidenti amerikan Joe Biden ka mirëpritur marrëveshjen e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan për të mbështetur kërkesën e Suedisë për t’u anëtarësuar në NATO.

“Jam gati të punoj me presidentin Erdogan dhe Turqinë për rritjen e mbrojtjes dhe parandalimit në zonën euro-atlantike”, tha Biden në një deklaratë, duke shtuar: “Mezi pres të mirëpres kryeministrin Kristersson dhe Suedinë si aleatin tonë të 32-të të NATO-s”.

Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock gjithashtu e ka mirëpritur vendimin, duke thënë: “Rruga për ratifikimin e anëtarësimit të Suedisë në NATO nga ana e Turqisë është më në fund e qartë”, shkroi Baerbock, duke përshëndetur “lajmin e mirë nga Vilnius”.

Ndërkohë kryeministri britanik Rishi Sunak e quan vendimin e Turqisë “një moment historik për NATO-n që na bën të gjithëve më të sigurt”.

Ndryshe, Finlanda dhe Suedia aplikuan për anëtarësim në NATO menjëherë pas fillimit të luftës në Ukrainë në shkurt të vitit 2022.

Turqia ka miratuar anëtarësimin e Finlandës në NATO.

Për t’u bashkuar me NATO-n, Suedia ka nevojë për miratimin e të gjithë anëtarëve të saj aktualë, duke përfshirë Turqinë, e cila ka qenë në aleancë për më shumë se 70 vjet.

Share This:

Tags: NATO stoltenberg Sweden
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Uncategorised

UKZ mirëpret partnerët evropianë në një ngjarje

19 November 2025
Lajme

Parashikimi i motit për të mërkurën, 19

19 November 2025
Futboll

Kundërshtarët e mundshëm të Kosovës në play-off

19 November 2025
Lajme

Gjilan: Vërshimet kanë shkaktuar dëme të mëdha!

19 November 2025
RELATED Stories for you
Futboll Sport

Kosova me shumë mungesa ndaj Suedisë: Katër

13 October 2025

Kombëtarja e Kosovës sonte do ta zhvilloj ndeshjen e dytë të muajit të tetorit,

Futboll Sport

Mediumi suedez pas humbjes ndaj Kosovës: Kemi

9 September 2025

Kosova mori mbrëmë (e hënë) një fitore të madhe ndaj Zvicrës në ‘Fadil Vokrri’,

Lajme

Foda: Suedia favorit, por do të bëjmë

7 September 2025

Trajneri Franco Foda ka folur në konferencë për media për ndeshjen e nesërme ndaj

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.