Sunday 22 June 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Reagimet pas përfshirjes së SHBA-ve në konfliktin Izrael – Iran

Evakuohen mbi 500 anëtarë të stafit dhe kontraktues nga misioni diplomatik amerikan në Irak

“Avionët tanë fluturuan 18 orë pa i parë askush”, flet gjenerali që drejtoi sulmin e

🛑 Raketat iraniane godasin Tel Avivin – dëme të mëdha dhe të paktën 16 të

‘MOP’ – Bomba që ShBA-ja përdori për t’i goditur objektet bërthamore të Iranit

Kurti mbështet ShBA-në në sulmet ndaj Iranit: Është aleati ynë kryesor dhe partner i pazëvendësueshëm

Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët

Irani kërkon mbledhje urgjente të OKB-së, pas sulmeve të SHBA-së

Demokratët kritikojnë ndërhyrjen e kryer nga Trumpi pa autorizimin e Kongresit

Trump: SHBA sulmoi tre centralet bërthamore në Iran

 Ish-ministri i Brendshëm: Kritika që i bëhet publikisht Kurtit, turpëron shqiptarët
Lajme

Ish-ministri i Brendshëm: Kritika që i bëhet publikisht Kurtit, turpëron shqiptarët

1 June 2023 0 Comment 5 min read

AA

Ish-ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Sandër Lleshaj, ka reaguar në lidhje me tensionet në veri të Kosovës.

Përmes një postimi në facebook, ish-ministri thekson se të gjithë ata që mendojnë se autorët e masakrave në Ballkan mund të konvertohen në partnerë paqësorë e kanë gabim. Sipas tij agresorët mund të ndryshojnë vetëm nëse ata munden qartësisht.

Gjithashtu Lleshaj bëri dhe një kritikë në lidhje me personat që sulmojnë kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se çdo presion që i bëhet publikisht Kurtit është në dëm të interesit kombëtar shqiptar.

POSTIMI I PLOTË:

GJENI NJË NUMËR TELEFONI TË ALBIN KURTIT

Ata që po ushtrojnë dhunë në veri të Kosovës nuk po kërkojnë të drejtat e natyrshme të një minoriteti etnik. Ata, zotëruesit e dikurshëm, as që mund të pajtohen me idenë se janë minoritet sot. Ata nuk pranojnë, as në parim, që t’i binden një qeverie që drejtohet nga shqiptarë. Lojaliteti i vetëm i tyre lidhet me Serbinë, ndërkohë që lojaliteti i vërtetë i Serbisë lidhet vetëm me Rusinë. Iluzionet se autorët e masakrave në Ballkan mund të konvertohen nga koha në partnerë paqësorë janë dëshpëruese. Historia ka provuar se agresorët mund të ndryshojnë vetëm pasi ata të mposhten qartësisht.

Perëndimit iu deshën pothuajse tri dekada që të kuptojë në Ukrainë kotësinë e iluzioneve rreth Rusisë. Mbetet vetëm të shpresohet që bashkë me Rusinë, Perëndimi të kuptojë, më në fund, edhe Serbinë, pa qenë nevoja e një konflikti të ri ushtarak në Ballkan. Serbia nuk mund të transformohet përmes lëshimeve, por vetëm përmes imponimit.

Qeveria e Kosovës duhet të kuptojë se, që të ushtrosh sovranitet, duhet të kesh jo vetëm të drejtë por edhe fuqi. Çdo hap sovran në terren duhet të jetë i bazuar në llogaritjet e sakta të fuqisë, duke kuptuar me këtë elementët e politikës, të diplomacisë, të ekonomisë, të ushtrisë, etj.. Pa garancinë e fuqisë, veprimet në terren nuk vlejnë, për të mos thënë që edhe mund të dëmtojnë. Në marrëdhëniet ndërkombëtare, në fund të herës, vendos fuqia. Sado e hidhur dhe e padrejtë të tingëllojë, fatkeqësisht kjo është një e aksiomë e vjetër e historisë.

Ndërsa për ata që janë sulur publikisht kundër Albin Kurtit, mendoj se do të ishte më i dobishëm njëfarë moderimi. Edhe vërejtjet më drejta ndaj qëndrimeve të tij, aktualisht, shndërrohen në të dëmshme, kur ato bëhen në rrugë publike. Të gjithë ata që sot kanë diçka të arsyeshme për t’i thënë atij, mund ta bëjnë këtë gjë në një rrugë tjetër, pa bërtitur në media. Dhe, në të vërtetë, ka një mijë gjëra që i duhen thënë Albin Kurtit sot. Por në rrugën e duhur.

Nxitimi meskin për të larë llogari personale apo partiake me Kurtin, në një moment kur cenohen interesa madhore kombëtare, në rastin më të mirë, është dobësi. Presioni publik që po i bëjnë të tjerët mjafton dhe tepron, ndërkohë që presioni që i bëhet atij publikisht nga shqiptarë turpëron.

Share This:

Tags: Sandër Lleshaj
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Reagimet pas përfshirjes së SHBA-ve në konfliktin

22 June 2025
Lajme

Evakuohen mbi 500 anëtarë të stafit dhe

22 June 2025
Uncategorised

Temperaturat dhe moti për pesë ditët e

22 June 2025
Lajme

“Avionët tanë fluturuan 18 orë pa i

22 June 2025
TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.