
“Intelektualët” të organizuar shkojnë të marten në Prishtinë në mbështetje të FC Drita ndaj FC Differdange 03
“Intelektualët” të organizuar shkojnë të marten në Prishtinë në mbështetje të FC Drita.

Lajmin e kanë bërë të ditur tifozët “Intelektualët:, të cilët kanë shkruajtur në faqen e tyre se të marten do të shkojnë të organiuar në mbështetje të klubit, në kuadër të ndeshjes parakualifikuese të FC Drita kundër skuadrës nga Luksemburgu, FC Differdange 03.

Ata kanë treguar se fillimisht do të takohen tek Stadiumi i Qytetit për t’u akomoduar në autobusët e kontraktuar, prej nga do të nisen drejt kryeqendrës, me qëllim që në ora 20:00h, kur është parapa të filloj ndeshja, të gjenden në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.
Njoftimi i Plotë:
Pasnesër shkojmë drejtë Prishtinës, për të përkrahur DRITËN, në nisjen e një tjetër rrugëtimi të ri europian!
Mblidhemi te stadiumi i qytetit “Selami Osmani”, nga ora 17:30, prej ku edhe nisemi, në mënyrë të organizuar drejtë stadiumit “Fadil Vokrri” …
Të gjithë së bashku, për Krenarinë e Qytetit tonë. Për ngjyrat tona Bardhë e Kaltër!
PËR NE, TI JE E PARA …
