Instituti Albanologjik – Prishtinë, donacion bibliotekës “Fan Noli” – Gjilan
Biblioteka “Fan Noli” në Gjilan dhe Instituti Albanologjik – Prishtinë, në një aktivitetet të përbashkët më 21 korrik, do të promovojnë dy revista shkencore – Gjurmime Albanologjike dhe Gjuha Shqipe – botime të Institutit Albanologjik ndër vite e dekada, shkruan Tv Gjilani.
“Të nderuar qytetarë, nxënës, studentë, mësues, arsimtarë, profesorë, intelektualë e dashamirë të librit, duam t’iu njoftojmë dhe t’iu ftojmë në promovimin e revistave shkencore, Gjurmime albanologjike dhe Gjuha shqipe, të Institutit Albanologjik – Prishtinë”, thuhet veç tjerash në njoftimin e bibliotekës.
Faqja zyrtare e Bibliotekës së Qytetit në Gjilan, më tej shton se në kuadër të ceremonisë zyrtare të promovimit, i cili është parapa të mbahet në ambientet e saj, ky institucion i kulturës do të pranoj edhe një donacion me tituj të botuar nga vet Instituti Albanologjik.
“Promovimi i revistave më të rëndësishme shkencore në Republikën e Kosovës do të mbahet më 21. 7. 2023, në ora 11.00h, në Bibliotekën e Qytetit “Fan S. Noli”, të Gjilanit. Gjithashtu do ta pranojmë zyrtarisht një donacion librash shkencorë nga Instituti Albanologjik i Prishtinës”, përfundon njoftimi.