
Hyseni: Edhe katër parqe të reja do t’i shtohen hartës urbane të qytetit
Po vazhdon shtimi i sipërfaqeve gjelbëruese e parqeve në qytetin e Gjilanit, ka thënë kryetari Hyseni, njofton faqja zyrtare e Komunës së Gjilanit, përcjell TV Gjilani.

sipas tij, së shpejti secila lagje do të ketë hapësirë gjelbëruese, ku qytetarët mund të relaksohen.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se së shpejti, edhe katër parqe të reja do t’i shtohen hartës urbane të qytetit, duke e çuar në 12 numrin total të parqeve të ndërtuara në vetëm katër vite.
“Në të njëjtën periudhë janë ndërtuar 15 terrene sportive e gjithsej 21 kënde lojërash”, tha Alban Hyseni.
Kryetari i Gjilanit, theksoi se marrëveshja me Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, tashmë është nënshkruar dhe shumë shpejt çdo lagje e qytetit do të ketë hapësirën e saj për pushim, argëtim dhe qetësi.
Në foto mund të shihni vizualizimet se si do të transformohen këto hapësira që i rikthehen qytetarëve.
