Humb jetën 35 vjeçari në magjistralen Gjakovë – Prizren, u aksidentua me motoçikletë
Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në magjistralen Gjakovë – Prizren.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta konfirmoi për media se një 35 vjeçar ka humbur kontrollin me motoçikletë.
“Viktima mashkull rreth 35 vjeç ka humbur kontrollin me motoçikletë me të cilën po udhëtonte në këtë relacion. Si pasojë e lëndimeve ka ndërruar jetë”, tha ai.
Tutje, ai tha se njësitet e Policisë janë në vendin e ngjarjes, bashkë me prokurorin dhe se trupi i pajetë i viktimës do të dërgohet në IML për obduksion.