Thursday 8 May 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Sopi Haziri: Buxhetimi me pjesëmarrje, rrit transparencën në ndarje të fondeve

Eurodeputeti holandez kërkon heqjen e masave dhe pranimin e Kosovës në BE

Abdixhiku: Zgjidhje dhamë, s’kemi kohë për të humbur – LDK do të merret me zgjedhjet

Departamenti i Shtetit: Sali Berisha mund të vijë në SHBA

Nga: Mehmet Kraja – Disidenca e munguar (Fjalë e mbajtur në konferencën shkencore “Disidenca letrare

Hyseni: Të jemi të gatshëm për situata të papritura dhe nga kërcënimet që mund të

Një delegacion i UKZ-së po qëndron në vizitë zyrtare në Itali për projektin EDUFAIR

Delegacioni i UKZ-së pjesë e tryezës së diskutimit mbi temën: “Programet e arsimit të lartë

Haradinaj për Limajn: E ka problem me marrë votën tonë nëse propozohet për kryekuvendar

Parlamenti Evropian kërkon heqjen e menjëhershme të masave ndaj Kosovës

 Hovenier për planin evropian: Nuk ka marrëveshje më të mirë
Lajme

Hovenier për planin evropian: Nuk ka marrëveshje më të mirë

15 March 2023 0 Comment 4 min read

AA

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha se plani i Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi sjell përfitime reale, praktike, politike dhe ekonomike.

Ai kujtoi se palët e kanë pranuar atë dhe tha se për zbatimin e tij do të diskutohet në fundjavë.

“Më duhet të jem i qartë, SHBA-ja vlerëson se në këtë moment, nuk ka marrëveshje më të mirë në dispozicion. Ky është një hap i rëndësishëm përpara”, tha Hovenier në një takim me gazetarët, të mërkurën në Prishtinë.

Ai tha se fokusi kryesor tani duhet të jetë te “zbatimi i suksesshëm dhe efektiv” i planit.

Nëse Kosova kontribuon në mënyrë konstruktive në këtë drejtim, tha Hovenier, SHBA-ja “do t’i ripërtërijë përpjekjet” për ta ndihmuar vendin që t’i bashkohet Partneritetit të NATO-s për Paqe.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pritet të takohen në Ohër të Maqedonisë së Veriut më 18 mars, për të diskutuar zbatimin e planit 11-pikësh të BE-së.

Dy udhëheqësit u dakorduan muajin e kaluar se përmbajtja e tij nuk ka nevojë të diskutohet më tej.

Plani i BE-së nuk e obligon Serbinë që ta njohë pavarësinë e Kosovës, por dy vendet do t’i njihnin dokumentet e njëra-tjetrës, si: pasaportat, diplomat dhe targat.

Serbia, gjithashtu, nuk do ta bllokonte anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Plani, po ashtu, u kërkon palëve që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tash në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, përfshirë atë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Ky asociacion, i dakorduar qysh në vitin 2013, do t’i mundësonte komunitetit serb të menaxhojë çështje të tilla si: zhvillimi ekonomik, arsimi, shëndetësia dhe planifikimi urban dhe rural në zonat e tyre.

Qeveria e Kosovës refuzon ta formojë, duke argumentuar se asociacionet njëetnike shkelin Kushtetutën e saj dhe kërcënojnë funksionalitetin e shtetit.

Qeveria e Serbisë, në anën tjetër, e sheh Asociacionin si mbrojtje të rëndësishme për serbët në Kosovë./rel

Share This:

Tags: BE Hovenier USA
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Sopi Haziri: Buxhetimi me pjesëmarrje, rrit transparencën

8 May 2025
Lajme

Eurodeputeti holandez kërkon heqjen e masave dhe

8 May 2025
Lajme

Abdixhiku: Zgjidhje dhamë, s’kemi kohë për të

8 May 2025
Europa League

Liga e Evropës dhe Liga e Konferencës

8 May 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Rusia pranon armëpushimin 30-ditor, Putin: Falënderoj Trump,

14 March 2025

“Jemi dakord me propozimet për armëpushim, por qëndrimi ynë bazohet në supozimin se armëpushimi

Lajme

Reagon përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian:

28 February 2025

Kryediplomatja e BE-së, Kaja Kallas, ka shprehur mbështetjen e saj të fortë për Ukrainën.

Lajme

Trump pritet ta bëjë anglishten gjuhë zyrtare

28 February 2025

Presidenti Trump pritet të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv për ta bërë anglishten gjuhën zyrtare

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.