Saturday 10 January 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Moti i keq në Shkodër, 266 hektarë nën ujë

Lumir Abdixhiku mbledh nënkryetarët dhe kryetarët e komunave, priten diskutime të ashpra për disfatën zgjedhore

Gjendje e rënduar nga vërshimet: Njoftim me rëndësi nga Komuna e Gjilanit

Comodita: Të hënën rifillon prodhimi, dëmet nga zjarri janë të konsiderueshme, por kemi përgjegjësi ndaj

IKSHPK: Cilësia e ujit pas vërshimeve ndryshon në 7 rajone, në disa zona nuk rekomandohet

PZAP hedh poshtë si të pasafatshme ankesën e PDK-së për votat me postë

Gjilan: Komandanti i Regjimentit të Parë të Këmbësorisë së FSK-së, nënkolonel Arben Avdyli – mirënjohje

Kuvendarët e Gjilanit miratojnë buxhetin për vitin 2026 në shumën prej afër 42 milionë euro

Mbyllet numërimi i votave: LVV fiton 51.11 për qind, ja ndarja e mandateve në Kuvend

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (09.01.2026.) E Premte

 Gruaja e vetme lahutare e Malësisë mahnit Festivalin e Gjirokastrës: Po pakësohemi, po shkojmë drejt zhdukjes
Kulturë

Gruaja e vetme lahutare e Malësisë mahnit Festivalin e Gjirokastrës: Po pakësohemi, po shkojmë drejt zhdukjes

1 July 2023 0 Comment 3 min read

AA

Lumturije Nonaj ka gjithë jetën e saj që luan në lahutë. Familja e saj është një familje lahutarësh dhe së bashku me vëllezërit Lumturija ka qenë pjesë e shumë festivaleve nder vite. Që e vogël ka shoqëruar në skenë xhaxhain, mjeshtrin lahutar Gjok Nonaj, i ndarë nga jeta 5 vite më parë.

Dalja e fundit e tij në skenë ka qenë në edicionin e fundit të këtij festivali, në vitin 2015, kur ai ishte 107 vjeç dhe ishte folkloristi më i moshuar i Festivalit. Një kujtim nga skena me axhën e ka gjithmonë ne lahutë.

Sot Lumturija është e vetmja grua lahutarë ne gjithë veriun, por ndërsa nuk mungojnë përpjekjet për autenticitetin e lahutës dhe ruajtjen e saj si pjesë të rëndësishme të trashëgimisë sonë kulturore, lahutarët në Malësinë e Madhe numërohen me gishtat e një dore.

Lumturija jo pak e trishtuar thotë se nuk ka më shumë se 5 lahutarë, dhe kjo sipas saj, për shkak se të rinjtë nuk kanë interes për të mësuar lahutën. Fëmijët e saj, dhe nipërit janë në emigrim dhe kanë interes për futbollin dhe botën e teknologjisë.

Lahuta përfaqëson mjetin më të lashtë të veglave kordofone me hark të kontinentit evropian. Dikur, shtëpia pa lahutë quhej “shtëpia e lanun”. Ishte turp për malësorin të mos e kish një pushkë e një lahutë.

Kulti i lahutës në familjen shqiptare është i përhapur, ashtu siç ekziston një respekt shenjtërues për këngët e kreshnikëve. Lahutarët i këndojnë këto këngë në dasma, në gazmende, në festa dhe në raste të tjera, si dhe në mbrëmje, kryesisht gjatë stinës së dimrit.

Share This:

Tags: Autenticiteti Lahuta
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Moti i keq në Shkodër, 266 hektarë

10 January 2026
Lajme

Lumir Abdixhiku mbledh nënkryetarët dhe kryetarët e

10 January 2026
Lajme

Gjendje e rënduar nga vërshimet: Njoftim me

10 January 2026
Marketing

Shpallje *** Shpallje *** Shpallje

9 January 2026
TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.