Sunday 11 May 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Uta Ibrahimi ngjitet në majën e fundit më të lartë në Botë

Njeriu më i pasur në Kinë dhe si e bëri pasurinë me ujë natyral

“S’ka krizë institucionale”, PDK i reagon Kurtit: Këndelluni, keni mundësi ta zhbllokoni situatën

ClassiKos, mbanë Koncert me vepra të kompozitorëve Isa Jakupi e zet Kallaba

Kurti: Albulena Haxhiu është propozimi ynë për kryekuvendare, bëjë kompromise për Qeverinë, jo për Kuvendin

Kurti: Kemi marrë votë të pastër popullore, nuk i kemi borxh askujt për asgjë

Gjashtë raste të dhunës në familje në raportin 24 orësh të Policisë, viktima gratë

​Ngërçi politik kërcënon projektin më të madh sportiv në historinë e Kosovës

Parashikimi i motit për të shtunën, 10 maj 2025

Shkruan: Prof. Adelina Bruçaj-Asani, Bujanoc – Shkolla jonë mbushet me atmosferë festive me rastin e

 Gjykata i shqipton dënim me burg dhe gjobë të akuzuarve V. H. dhe E. N., për kryerjen e disa veprave penale
Lajme

Gjykata i shqipton dënim me burg dhe gjobë të akuzuarve V. H. dhe E. N., për kryerjen e disa veprave penale

2 October 2023 0 Comment 6 min read

AA

Gjilan, 02. 10. 2023 – Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall aktgjykim dënues ndaj të akuzuarve V. H., E. N. dhe aktgjykim lirues ndaj të akuzuarit R. I.

Me datë 08. 11. 2021, rreth orës 20:40 minuta, në Gjilan, në lagjen “Arbëria”, respektivisht afër shtëpisë së të dëmtuarit-tani të ndjerit E. R., duke vepruar në tejkalim të mbrojtjes së nevojshme dhe me qëllim të fitimit të dobisë pasurore në shumë rreth 200€, e privon nga jeta tani të ndjerin E. R.. dhe me këtë rast vë në rrezik edhe jetën e të dëmtuarve B. K. dhe A. S., në atë mënyrë që i akuzuari V. H. së bashku me të akuzuarit E. N. dhe R. I., nisen nga fshati Pogragjë, në drejtim të Gjilanit me veturën e markës Golf II, të cilin e drejtonte i akuzuari E. N. dhe posa arrijnë tek shtëpia e të ndjerit E. R., i akuzuari V. H. zbret nga vetura, takohet me të ndjerin i cili ishte duke qëndruar me të dëmtuarit B. K. dhe A. S., afrohet afër tij dhe largohen diku rreth 10 metra, ku i akuzuari V. H. nxjerrë revolen e markës Zoraki të kalibrit 7. 65mm dhe i thotë të ndjerit “bjermi paret”. Pastaj i ndjeri kthehet brenda në shtëpi merr një revole të markës Zoraki të kalibrit 9 mm, dhe me të dalë nga dera e shtëpisë shtënë një herë në drejtim të akuzuarit V. H., i cili fillon të ikë rrugës përpjetë, ku i ndjeri i vrapon nga pas duke shtënë edhe 4 herë të tjera në drejtim të tij, ku njëra nga këto predha e godet të akuzuarin V. H. në regjionin e vithes të kofshës së këmbës së djathtë duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore me pasoja të përkohshme për shëndetin, ndërsa i akuzuari V. H. shtënë 2 herë në drejtim të të ndjerit ku njëra nga predhat e godet në pjesën e përparme të krahut të majtë e cila nuk penetron në thellësi, por përfshinë vetëm lëkurën, ndërsa predha tjetër e godet në anën e majtë të kraharorit, afër nënsqetullës së majtë si pasojë e së cilës i ndjeri ndërron jetë në spital.

Më këto veprime i akuzuari V. H. ka kryer veprat penale (1) vrasje e rëndë në tejkalim të mbrojtës së nevojshme, (2) mbajtja ne pronësi, kontroll ose posedim te paautorizuar te armëve dhe (3) posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge, vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

I akuzuari E. N. me datë 08. 11. 2021, pa autorizim ka poseduar substancë narkotike të llojit marihuanë, e cila është shpallur me Ligj si narkotik i rrezikshëm, ashtu që në orët e hershme të mëngjesit të datës 09 nëntor 2021, në hyrje të fshatit Pogragjë, Komuna e Gjilanit, në një livadh nga ana e zyrtarëve policor është gjetur dhe sekuestruar 10.5 gram substancë narkotike e llojit marihuanë të cilën e kishte hedhur i pandehuri E. N.

Më këto veprime i pandehuri E. N. ka kryer veprën penale posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge, vepër e sanksionuar më Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Trupi gjykues pas shtjellimit të gjitha provave dhe dëgjimit të dëshmitarëve, për të akuzuarin V. H. ka shpall aktgjykim dënues me një dënim unik prej 12 (dymbëdhjetë) vite burgim dhe dënim me gjobë në shumën prej 500 (pesëqind) Euro.

Ndërsa të akuzuarin E. N. e dënon me burgim në kohëzgjatje prej 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim dhe dënim me gjobë në shumën prej 800 (tetëqind) Euro.

Ndërkohë, trupi gjykues të akuzuarin E. N. dhe R. I. ka liruar nga akuza për veprën penale ndihmë në kryerjen e veprës penale të vrasje të rëndë.

Gjykata ka nxjerrë aktvendim me të cilin i vazhdohet masa paraburgimit V. H. derisa ky aktgjykim të bëhet i formës së prerë, por jo më gjatë se dënimi i shqiptuar, ndërsa të akuzuarve E. N. dhe R. I. i ndërpritet masa e paraburgimit me datë 02. 10. 2023.

Palët e pakënaqura kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij aktgjykimi, pas pranimit të të njëjtit në Gjykatën e Apelit.

Share This:

Tags: Gjykata Themelore Gjilan
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Futboll

Xherdan Shaqiri me het-trik dhe Albian Ajeti

10 May 2025
Kuriozitete

Uta Ibrahimi ngjitet në majën e fundit

10 May 2025
Kuriozitete

Njeriu më i pasur në Kinë dhe

10 May 2025
Sport

LDK dega Gjilan e uron karatistin Betim

10 May 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Përurohet objekti i ri i degës në

11 April 2025

Novobërdë, 11 prill 2025 – Dega e Gjykatës Themelore në Gjilan ka inauguruar sot

Lajme

Pensionohet Zylfi Kosumi, punëtor shumëvjecar në Gjykatën

20 December 2024

Në njoftimin zyrtar të Gjykatës Themelore të Gjilanit, është vlerësuar lart përkushtimi dhe angazhimi

Lajme

Gjykata dënon me njëzet vjet burgim të

17 December 2024

Gjilan, 17.12.2024 – Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.