Saturday 13 December 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

E lanë të presë 40 minuta, kryeministri i Pakistanit humb durimin – hyn pa ftuar

Kryetari Hyseni, u prit nga kryetari i Yıldırımit, Okay Yilmaz

Riola Hysa, fituese e çmimit të parë në Festivalin Mbarëkombëtar të Këngës Folklorike « Fest Folk »

Sllovakët po shesin biletat, marrin masat që ato mos të përfundojnë te tifozët e Kosovës

Gjilan: Arrestohen dy të dyshuar për mashtrim dhe keqpërdorim të kartelave bankare

Policja e parë e graduar e Kosovës diplomohet në Akademinë e FBI-së

Një e vdekur në aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova”

Prizreni mori zyrtarisht çmimin “Qyteti Evropian i Sportit 2026” në Parlamentin Evropian në Bruksel

Rexhepi alarmon OSBE-në: Shqiptarët në Luginë përballen me bllokim fondesh, pasivizim adresash dhe krizë sigurie

Vitia dhe “KosEd” thellojnë bashkëpunimin për përmirësimin e cilësisë së arsimit

 Gjilani nën Perandorinë Osmane në fillim të shekullit XX
Lajme

Gjilani nën Perandorinë Osmane në fillim të shekullit XX

9 April 2023 0 Comment 7 min read

AA

Gjilani nën Perandorinë Osmane në fillim të shekullit XX  (tregtia, zejtaria, bujqësia e blegtoria)

Nga: Dr. Enver Sadiku

Në fillim të shekullit XX nga pikëpamja e zejtarisë dhe tregtisë, banorët e kazasë së Gjilanit me rrethinë nuk ishin të zhvilluar. Shumica prej tyre merreshin me zeje manifakturore si: bakalli, terzi, kundraxhi, kovaçë, qilimxhi e litarxhi. Tregtia bëhej edhe me gjë prej leshi e lini. Në fillim të shekullit XX, në Gjilan ishte formuar shtresa shoqërore e tregtarëve dhe zejtarëve të imët, me çka kishte ndryshuar shtresa sociale e popullsisë së qytetit, e një numër i tregtarëve gjilanas ishin me origjinë nga familjet e pasura feudale, që krahas tregtisë merreshin edhe me bujqësi e blegtori. Importet në këtë qytet përbënin kryesisht sende koloniale, ndërsa eksportet ishin drithë, lëkura, lesh e litarë. Rrushi dhe duhani vinin nga kazatë aty afër. Në këtë kohë, Gjilani kishte 30 mijë dynymë* katrorë pyje.

Panairi (panaxhyri) në çarshinë kryesore në Gjilan.

Në këtë qytet, më 15 maj dhe më 20 qershor për çdo vit bëhej nga një panair (pangjyri), ku vinin tregtarë e zejtarë nga rrethina dhe nga vise më të largëta. Pjesa më e madhe e banorëve të kësaj ane merrej me bujqësi e blegtori, ngase Kazaja e Gjilanit që shtrihej përgjatë lumit Moravë e Binçës kishte tokë pjellore, gjë që bujqësinë e bënte degë kryesore me të cilën merrej popullata. Toka e punueshme ishte shumë prodhuese dhe në këtë kohë, nuk kishte cep toke që nuk punohej. Veprimtari kryesore bujqësore e banorëve ishin prodhimi i drithërave të zakonshme. Fshatarësia ishte aktive në punë, kurse veglat e punës ishin private. Fshatarët visheshin me stof-pëlhurë që i endnin gratë. Në Kazanë e Gjilanit, numri i fshatarëve që merrej me bujqësi sillej në rreth 15 mijë vetë, prej të cilëve 12 mijë ishin vetë pronarë e 3 mijë ishin ortakë.

Në viset kodrinore-malore të Gollakut e Karadakut, që ishin kryesisht më të varfra, popullata merrej me blegtori. Në këto anë ende nuk kishin depërtuar marrëdhëniet feudalo-çifligare, andaj fshatrat kishin ruajtur pronën e vogël private me pak tokë të punueshme, e edhe prania e pushtetit osman ishte më formale. Në rrethin e Gjilanit kishte një numër të madh të minierave. Sipas shënimeve të sallnamesë të Vilajetit të Kosovës për vitin 1899, në Kazanë së Gjilanit gjendeshin këto miniera: Novobërda, Jasenoviku, Mareci, Zhitia, Uglari, Koretishta, Kishnapola dhe Sllakoci. Aty nxirrej kromi, llasteri, plumbi, nikeli, ari etj., një pjesë e të cilave eksploatoheshin dhe xehja bartej në Lypjan për bartje të mëtutjeshme me tren, nga ku bartej në vende të tjera.

Në këtë kohë Kazaja e Gjilanit kishte një kapital prej 23.440 groshëve, kurse Arka e bankës së Bujqësisë 1.063.022 groshëve dhe ajo e jetimëve 83.251 groshëve. Në dhjetëvjetëshin e parë të shekullit XX, gjendja ekonomike e Gjilanit me rrethinë ishte mjaft e vështirë. Gjendja ekonomike ishte keqësuar shumë nga luftimet e zhvilluara viteve të fundit si kundër pushtetit osman, ashtu edhe kundër atij serb. Popullsia e kësaj treve vazhdonte që veprimtari kryesore ta kishte bujqësinë e blegtorinë. Si karakteristikë e Gjilanit, për dallim nga viset tjera, ishte edhe kultivimi i duhanit.

Tharja e duhanit

Në qytetin e Gjilanit popullsia vazhdonte të merrej edhe me zejtari e tregti. Në Gjilan ushtroheshin zeje të ndryshme, por më së shumti kishte: saraçë (lëkurëpunues), orëndreqës, tyfekxhinjë, nallbanë, vorbëtar etj. Me pushtimin e Vilajetit të Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare nga pushteti serb në vitin 1912, pos shpërnguljes së një pjese të popullsisë për në Turqi, në Shqipëri e gjetiu, pasoi edhe një shkatërrim i ekonomisë, plaçkitja e pronave shqiptare nga pushteti dhe kolonët serbë, që tashmë po vendoseshin në vendbanimet shqiptare e të tjera.

Qendra zejtare në Gjilan

Kështu pas hyrjes së forcave serbe në territorin e Kazasë dhe viset tjera shqiptare, përpos vrasjeve u bënë edhe plaçkitje të shumta. Oficerët e trupat serbe vetë lëvdoheshin për mënyrën se si kryenin plaçkitjet e këtë e dëshmojnë të dhënat e kohës, të bartura nga vetë autorët e këtyre akteve: “Gratë shpesh i fshihnin stolitë e veta dhe nuk donin të na i dorëzonin. Në të tilla raste e vrisnim një anëtar të familjes dhe menjëherë na i dorëzonin të gjitha sendet me vlerë”.

Share This:

Tags: Enver Sadiuku Gjilani Perandoria osmane
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

E lanë të presë 40 minuta, kryeministri

13 December 2025
Futboll

Kompania e njohur bën ofertë zyrtare prej

13 December 2025
Futboll

Albi MAll Superliga – dita e ndeshjeve:

13 December 2025
Lajme

Kryetari Hyseni, u prit nga kryetari i

13 December 2025
RELATED Stories for you
Lajme

AVONET monitoron dy tenderë të dyshimtë në

5 December 2025

Rrjeti i OJQ-ve AVONET ka kryer një monitorim të dy tenderëve të dyshimtë, një

Lajme

Shumë raste “zero” gola! – Prishtina dhe

1 November 2025

Prishtina ka luajtur baras me rezultat 0-0 në shtëpi ndaj Gjilanit në kuadër të

Lajme

Cakolli për garën në Gjilan: Arbër Ismajlit

14 October 2025

Eugen Cakolli nga Instituti i Demokratik i Kosovës (IDK) parasheh që gara në Gjilan

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.