Saturday 28 June 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Turisti bëri një kërcim të rrezikshëm nga Ura e Vjetër – banorët e Mostarit e

PDK në Gjilan nominon z. Riad Rashiti kandidat për garën e zgjedhjeve komunale 2025

Dy rrafshet e komunikimit të poezisë “Thellë diku rrënjëve të shpirtit”

Portrete e personalitete: – Doktor Ilaz Selimi nga Malësia e Bujanocit, personalitet i llojit të

Policia Rajonale – Gjilan: Aktivitete javore në trafikun rrugor

VITI: Stuhia dhe breshëri shkaktojnë dëme të mëdha në bujqësi në disa fshatra të Komunës

LVV-ja do t’i paraqesë tri propozime para partive politike

Stuhi e fuqishme e shoqëruar me breshër në komunën e Kllokotit

Kryetari Haliti zhvillon takimin e parë publik me qytetarët e Vitisë

Bundestagu Gjerman zgjat praninë e pjesëtarëve të KFOR-it gjerman në Kosovë

 Gjermanisë do t’i mungojnë miliona punëtorë deri më 2060
Lajme

Gjermanisë do t’i mungojnë miliona punëtorë deri më 2060

9 May 2023 0 Comment 4 min read

AA

Ekspertët besojnë se shumë më pak punëtorë do të jenë të disponueshëm në Gjermani në dekadat e ardhshme.

Si mund të zgjidhet problemi?

Sipas parashikimeve të ekspertëve, numri i njerëzve në tregun gjerman të punës deri në vitin 2060 do të ulet ndoshta nga 45.7 në 40.4 milionë. Sipas Institutit për Kërkimin e Tregut të Punës dhe Profesioneve (IAB), potenciali i fuqisë punëtore do të ulet me 11.7 për qind në këtë periudhë, duke marrë parasysh faktorë të tillë si ndryshimet demografike, nataliteti, imigracioni dhe emigracioni. “Rezultatet tregojnë se kompanitë do të kenë dukshëm më pak punëtorë në dispozicion në dekadat e ardhshme,” thotë ekonomisti i IAB Enzo Weber.

Më shumë gra dhe të moshuar në tregun e punës

Ky vlerësim merr parasysh kundërmasat dhe faktorët e jashtëm të shumtë si zhvillimet ekonomike dhe demografike jashtë vendit, si dhe lindshmërinë. Pa këto masa, numri i punëtorëve të disponueshëm në treg do të jetë edhe më i vogël. Sipas studimit, vetëm shkalla e punësimit të grave dhe të moshuarve do të zhvillohet pozitivisht në vitet në vijim.

Për gratë gjermane nën moshën 55 vjeç, ekspertët supozojnë se norma do të rritet nga 87 në 93 për qind, ndërsa për gratë me origjinë të huaj nga 67 në 77 për qind. Llogaritjet bazohen në supozimin se lindshmëria do të rritet nga 1.5 në 1.7 fëmijë për grua.

“Vendet e treta po bëhen gjithnjë e më të rëndësishme për BE-në kur bëhet fjalë për migracionin për motive punësimi. Pra, barrierat duhet të hiqen, por në të njëjtën kohë duhet bërë më shumë për të siguruar që emigrantët të fitojnë një terren në tregun e punës dhe të gjejnë perspektiva afatgjata në Gjermani”, thotë Weber.

A do të ulet popullsia?

Sipas studimit, imigracioni nga vendet e BE-së, si Polonia apo Rumania, do të reduktohet ndjeshëm. Ndërsa mesatarisht 900.000 njerëz nga vendet e BE-së erdhën në Gjermani në dhjetë vitet e fundit, në vitin 2060, sipas studimit, do të jetë vetëm 600.000.

Nga ana tjetër, imigracioni nga vendet e treta do të rritet nga 240.000 në 500.000 njerëz në vit. Por duhet mbajtur parasysh edhe emigracioni nga Gjermania: sipas vlerësimeve, nga 750.000 që janë aktualisht, ai do të arrijë në një milion njerëz që largohen nga vendi çdo vit.

Sipas vlerësimeve, vetëm 72.6 milionë njerëz do të jetojnë në Gjermani në vitin 2060, që është rreth dhjetë milionë më pak se sot. Mbi të gjitha, imigracioni nga vendet e tjera të BE-së ka të ngjarë të bjerë ndjeshëm pasi kushtet e jetesës atje përmirësohen dhe në të njëjtën kohë situata demografike është ndonjëherë edhe më pak e favorshme se në Gjermani.

Share This:

Tags: Gjermania
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Turisti bëri një kërcim të rrezikshëm nga

28 June 2025
Futboll

Kamenica fituese e turnirit në futboll të

27 June 2025
Lajme

PDK në Gjilan nominon z. Riad Rashiti

27 June 2025
Futboll

FC Drita “shkëlqen” ndaj Egnatias, shënon fitore

27 June 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Greva të shumta në aeroportet e Gjermanisë,

9 March 2025

Në shumë aeroporte të Gjermanisë do të ketë ditën e hënë greva. Por në

Lajme

Gjermania paralajmëron Trump: Mos kërcëno Grenlandën, NATO

8 January 2025

Gjermania ka paralajmëruar Donald Trump që të mos kërcënojë Grenlandën, pasi presidenti i zgjedhur

Lajme

Gjermania me mungesë të punëtorëve shëndetësorë dhe

16 November 2024

Sektori i kujdesit shëndetësor në Gjermani është më i prekuri nga mungesa aktuale akute

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.