Thursday 2 April 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Pensionohet arsimtarja Azemine Abdullahu nga shkolla “Musa Zajmi” në Gjilan

Drejtori për Zhvillim Ekonomik, priti në takim përfaqësuesit e KFOR-it turk në Gjilan

UKZ synon të thelloj bashkëpunimin me Erasmus+ përmes platformave të reja evropiane

VITI: KKSB në mbledhjen e parë vlerësoi gjendjen e sigurisë në komunën e Vitisë të

Youtuberët “Thogden”, “Cubanito” e “ViscaBarca” sjellin vëmendje të jashtëzakonshme në “Fadil Vokrri” mbrëmë

Livoç i Epërm: Qytetarët aktivë në dëgjimin publik për pronat dhe trashëgiminë

FFK i del në mbrojtje Vedat Muriqit pas sulmeve në rrjetet sociale

Nxënësit e shkollës “Metush Krasniqi” prezantojnë projekt për vetëdijësimin mbi mbeturinat në konferencën “Kosova e

Gagica lë të kuptohet se nuk do të garojë në zgjedhjet e brendshme të AAK-së

Maturantët e Gjimnazit “Zenel Hajdini” vizitojnë UKZ-në

 Gazetarët nën presion politik – theksohet në tryezën për lirinë e mediave
Lajme

Gazetarët nën presion politik – theksohet në tryezën për lirinë e mediave

1 July 2025 0 Comment 3 min read

AA

Institucioni i Avokatit të Popullit organizoi një tryezë të rrumbullakët me temën “Liria e mediave dhe siguria e gazetarëve”, ku u diskutua gjendja aktuale e mediave në Kosovë dhe sfidat me të cilat përballen gazetarët.

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, theksoi se liria e mediave bën pjesë në katalogun e të drejtave të njeriut dhe është e lidhur ngushtë me lirinë e shprehjes – dy shtylla themelore të demokracisë dhe respektimit të të drejtave të njeriut.

“Reporterët pa Kufij e kanë renditur më poshtë Kosovën në raportin e fundit, dhe problematikat që kanë ndikuar në këtë vlerësim lidhen edhe me indikatorët matës. Nëse analizojmë më thellë, ndërhyrjet politike në media dhe siguria e gazetarëve janë ndër çështjet më kritike. Kjo rënie në indeks tregon presionin dhe ndikimin politik ndaj gazetarëve – gjë që duhet të ndryshojë. Duhet të adresohen të gjitha gjetjet dhe të merren masa konkrete që Kosova të renditet më lart në respektimin e lirisë së mediave”, tha Qelaj.

Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), Xhemajl Rexha, tha se liria e mediave në Kosovë vazhdon të jetë e sulmuar. 

“Tre arsyet kryesore që, sipas nesh, kanë ndikuar në përkeqësimin e situatës janë: ligji për KPM-në, ndërhyrjet në RTK dhe fushatat denigruese ndaj gazetarëve. Ne kemi 46 sulme të ndryshme ndaj gazetarëve, shumë prej të cilëve kanë qenë të rrezikuar, sidomos gjatë fushatës zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje”, deklaroi Rexha.

Edhe juristja për lirinë e mediave, Flutura Kusari, tha se liria e mediave në Kosovë është e cenueshme.

“Raporti i fundit është i saktë dhe asnjë nga institucionet nuk e ka demantuar atë. Sistemi gjyqësor është mbrojtësi më i madh i të drejtave të gazetarëve, por fatkeqësisht, pushteti vazhdimisht ka bërë fushata denigruese kundër komunitetit të gazetarëve në Kosovë”, tha Kusari.

Share This:

Tags: Gjilan Prishtine
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Pensionohet arsimtarja Azemine Abdullahu nga shkolla “Musa

2 April 2026
Lajme

Drejtori për Zhvillim Ekonomik, priti në takim

2 April 2026
Lajme

UKZ synon të thelloj bashkëpunimin me Erasmus+

2 April 2026
Lajme

VITI: KKSB në mbledhjen e parë vlerësoi

2 April 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Drejtori për Zhvillim Ekonomik, priti në takim

2 April 2026

Përfaqësuesit e KFOR-it turk në Gjilan, majori Rahmi Yıldırım dhe zëvendësi i tij, Murat

Lajme

Gjilan – Administrata komunale dhe Policia e

31 March 2026

Drejtori i Administratës, Elbasan Shabani, ka pritur në një takim përfaqësues të njësisë për

Lajme

Vjedhje e madhe në Gjilan – zhduket

30 March 2026

Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur Gjilanin, ku persona të paidentifikuar kanë depërtuar

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.