Fotografi Afrim Kqiku feston 65-vjetorin e lindjes
Fotografi i njohur gjilanas, Afrim Kqiku, sot shënon 65-vjetorin e lindjes, duke përmbyllur dekada të tëra krijimtarie dhe kontributi të çmuar në fushën e fotografisë artistike dhe dokumentare.
Me një karrierë të pasur dhe të dalluar, Kqiku ka lënë gjurmë të veçanta në jetën kulturore të vendit, duke fiksuar në objektivin e tij momente historike, portrete personalitetesh dhe realitete sociale që kanë ndërtuar kujtesën vizuale të Gjilanit dhe të Kosovës.

Në këtë përvjetor jubilar, Afrim Kqiku vlerësohet jo vetëm për mjeshtërinë profesionale, por edhe për përkushtimin e tij në promovimin e artit dhe trashëgimisë kulturore përmes fotografisë.
