FOTO/ 54 molotovë hidhen tek ish-vila e diktatorit Enver Hoxha, flakë e madhe në zonën e Bllokut
Një protestë maratonë që nisi në orën 18:30 tek Kryeministria, dhe flakët u panë në zonën e njohur si Blloku. Ka shpërthyer në flakë vila e ish-diktatorit Enver Hoxhës në zonën e Bllok-ut në Tiranë, aty ku demokratët kanë hedhur 54 molotovë dhe mjete të tjera piroteknike, siç shihet edhe në fotot që vila është e rrethuar nga flakët.
Ajo që është problematike është se gjatë sulmit me molotov ka pasur njerëz brenda vilës. Molotovë janë hedhur në ballkonet e vilës se ish-diktatorit Enver Hoxha.
Sulmi te ish-vila e diktatorit duket se e ka kapur të papërgatitur Policinë e Shtetit. Megjithatë reagimi i efektivëve nuk mungoi, ku Forcat Speciale shpërndanë turmën përmes një autoboti me ujë.
Fill pas zjarrit në ish-vilën e diktatorit, kreu i PD-së Sali Berisha është larguar me makinë, pasi u lag nga uji i hedhur me presion nga Polciia e Shtetit.
Protestuesit tentuan të shkojnë te godina e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, por efektivët ndërhynë me ujë dhe gaz lotsjellës duke shpërndarë marshimin e turmës. Një protestues humbi ndjenjat nga hedhja e gazit lotsjellës dhe u transportua me ambulancë në spital.
