Tuesday 3 November 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Ndodh “çmenduria”, Manchester United rikthehet në fund dhe përmbys rezultatin ndaj Romës

PDK Gjilan: “Kishnapola meriton kujdes, jo braktisje” – Kërkohet rikthimi i menjëhershëm i ambulancës

DSHMS Gjilan, Mimoza Kadriu, drejtoreshë: “Nuk po mbyllet ambulanca në Kishnapolë, është vetëm ndërprerje e

Komuna e Vitisë vazhdoi mbështetjen për fermerët, shpërndau 47 mekanizma bujqësorë

Shiroka Pula dhe Kurti bëjnë homazhe në 37-vjetorin e rënies së Afrim Zhitisë dhe Fahri

Filharmonia e Kosovës përmbyll festivalin ReMusica me një koncert të veçantë

Vazhdojnë reagimet për ambulancën në Kishnapolë – Këshilltari i PDK-së Bujar Nevzadi: “Zonja Drejtoreshë, mos

Rreth 4 mijë raste me kancer në Kosovë vetëm gjatë 2025-ës

Spitali i Gjilanit realizon për herë të parë procedurën Cystolithotripsia për trajtimin e gurëve në

Spitali i Gjilanit nis për herë të parë ndërhyrjet për vendosjen e protezave të gjurit

 Federata e Futbollit e Kosovës: Telegram ngushëllimi për ndarjen tragjike nga jeta të Arbnora Bashës
Lajme

Federata e Futbollit e Kosovës: Telegram ngushëllimi për ndarjen tragjike nga jeta të Arbnora Bashës

15 March 2025 0 Comment 4 min read

AA

Arbnora Basha, e cila humbi jetën tragjikisht në një aksident, ishte futbolliste aktive e KF Intelektualet nga Gjilani si dhe ekipit përfaqësues të Kosovës në kategorinë U-17.

Një telegram ngushëllimi familjes së të ndjerës i dërgoi kreu i FFK-së Agim Ademi.

“Ajo për shumë vjet ishte pjesë e KF Intelektualet nga Gjilani dhe me krenari e përfaqësoi Kosovën në aktivitetet ndërkombëtare me fanellen e Kombëtares U17”.

“Me pasionin dhe angazhimin e saj në futboll, ajo shërbeu si shembull frymëzimi që edhe shumë vajza tjera të ndjekin rrugën e sportit, andaj ikja e saj e hershme nga kjo botë ka trishtuar të gjithë komunitetin e futbollit në Kosovë”, shkroi Ademi, shkruan faqja e FFK-së.

Përmbajtja e plotë e Telegramit

Prishtinë, 15 mars, 2025

E nderuara Familje Basha

Me dhimbje të thellë e morëm lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të më dashurës suaj, Arbnora Basha, një studente e dalluar dhe e përkushtuar, e cila la gjurmë të pashlyeshme edhe në futbollin kosovar, andaj më lejoni që në emrin tim, KE të FFK-së dhe gjithë komunitetit të futbollit në Kosovë t’ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta.

Arbnora përveçse studente ishte edhe sportiste e dalluar. Ajo për shumë vjet ishte pjesë e KF Intelektualet nga Gjilani dhe me krenari e përfaqësoi Kosovën në aktivitetet ndërkombëtare me fanellen e Kombëtares U17.

Me pasionin dhe angazhimin e saj në futboll, ajo shërbeu si shembull frymëzimi që edhe shumë vajza tjera të ndjekin rrugën e sportit, andaj ikja e saj e hershme nga kjo botë ka trishtuar të gjithë komunitetin e futbollit në Kosovë.

Në këto momente të rënda për Ju, jemi pranë jush me zemër e lutje, që ta përballoni këtë dhimbje të madhe.

Po ashtu, ngushëllime të sinqerta i shprehim edhe familjes së Antiana Thaqit, që po ashtu humbi jetën në këtë aksident tragjik.

Me respekt,
Agim Ademi, president i FFK-së

Share This:

Tags: FFK Telgram Ngushellimi
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

Ndodh “çmenduria”, Manchester United rikthehet në fund

3 November 2026
Champions League

​Bayerni i beson talentit kosovar, Erblin Osmani

3 November 2026
Lajme

PDK Gjilan: “Kishnapola meriton kujdes, jo braktisje”

3 November 2026
Lajme

DSHMS Gjilan, Mimoza Kadriu, drejtoreshë: “Nuk po

3 November 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Agron Kolaj ‘Ylli i Javës’

2 November 2026

Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall,

Futboll Sport Superliga e Kosovës

FFK NIS TRAJNIMIN E GJENERATËS SË TRETË

4 July 2026

Sot ka nisur programi i ligjëratave për gjeneratën e tretë të zyrtarëve VAR/AVAR të

Futboll Lajme Sport

Futbolli kosovar në zi, FFK shpreh ngushëllime

7 June 2026

Federata e Futbollit e Kosovës ka shprehur pikëllimin e thellë për ndarjen tragjike dhe

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.